Organizatat e të rinjve në Maqedoni kanë kërkuar që në kuadër të Parlamentit të formohet një komision i veçantë për të rinjtë, apo departament i veçantë i lobimit të grupit të të rinjve, i cili do të shfrytëzohet si mekanizëm nga ana e të rinjve që ata në formë të drejtpërdrejtë të mund të ndikojnë në krijimin e politikave shtetërore nga ana e shumicës parlamentare, shkruan REL.
Damjan Nikollovski, kryetar i Këshillit Kombëtar të të Rinjve në Maqedoni, thotë se partitë politike duhet të krijojnë hapësirë që të rinjtë të jenë pjesë aktive gjatë krijimit të politikave në çdo pore të shoqërisë.
“Ajo që në vazhdimësi kërkojmë nga partitë politike është që ato të prodhojnë politika efektive për perspektivat e të rinjve në Maqedoni, që nënkupton arsimim cilësor, mundësi për të siguruar një vend pune në përputhje me përgatitjet e tyre profesionale dhe para së gjithash t’u mundësohet atyre që në mënyrë aktive të kyçen në krijimin e politikave shtetërore”, thekson Damjan Nikollovski.
Sipas tij, cilado qoftë parti e cila do të dalë fituese në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit, mbi të gjitha, duhet fokusuar në problemet socio-ekonomike me të cilat përballen të rinjtë në Maqedoni për të mos e shikuar perspektivën vetëm jashtë vendit.
Ndërkaq, Mejreme Kurtishi, kryetare e unionit të nxënësve të shkollave të mesme në gjuhën shqipe, thotë se të rinjtë që për herë të parë fitojnë të drejtën për të votuar, joshen me realizmin e interesave personale dhe jo ato grupore prandaj edhe lehtësisht bëhen pjesë e fushatës dhe njëkohësisht me të njëjtën lehtësi braktisen menjëherë pas zgjedhjeve.
“Ne, si të rinj, ndjehemi shumë të anashkaluar në këtë aspekt, pasi evident është fakti se partitë politike, ku janë zgjedhjet, me çdo kusht synojnë të na afrojnë në gjirin e tyre posa ne i mbushim 18 vjet dhe kemi të drejtë vote. Por, pasi të përfundojnë zgjedhjet, ata mbyllin të gjitha dyert kur duhet të dëgjojnë idetë tona, kërkesat tona”, thotë Mejreme Kurtishi.
Edhe Dona Kosturanova, nga Forumit Arsimor Rinor në Maqedoni, thotë se partive politike u bie ndër mend për të rinjtë vetëm kur janë zgjedhjet, duke i konvertuar ata si vota, ndërkohë që asnjëra nga ato gjatë fushatës zgjedhore nuk ka shpalosur projekte serioze përmes së cilave synohet sigurimi i një të ardhme me perspektivë për gjenerata të reja.
“Të rinjtë, kryesisht, në asnjë rast nuk paraqesin prioritet për partitë politike, vetëm se situata ndryshon gjatë periudhës parazgjedhore. Përkatësisht, partitë politike janë të vetëdijshme se bëhet fjalë për një grup të madh që paraqet forcë, madje vendosëse sa i përket rezultatit të zgjedhjeve. Por, realisht menjëherë pas zgjedhjeve edhe ajo pak që është inkorporuar në programet e partive politike lihet në harresë”, thekson Kosturanova.
Ndryshe, organizatat joqeveritare që në fokus kanë të drejtat e të rinjve thonë se menjëherë pas zgjedhjeve duhet të pësojë ndryshime rrënjësore edhe Agjencia për të Rinjtë dhe Sport, pasi ky institucion funksionon pa resurse të mjaftueshme, të cilat do të inicionin projekte për të mirën e të rinjve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?