Forca e Sigurisë së Kosovës, në një të ardhme të afërt, do të transformohet në Forcat e Armatosura të Kosovës. Kështu kanë deklaruar disa herë përfaqësuesit politik që thonë se “po punojnë për ta realizuar këtë synim”.
Udhëheqësit shtetëror thonë se “Forca e Sigurisë së Kosovës është e gatshme t’u përgjigjet të gjitha sfidave të sigurisë në tërë territorin e vendit.
Ndërkohë, edhe të rinjtë në Kosovë thonë se, si çdo shtet tjetër, Kosova duhet ta ketë ushtrinë e vet.
Në Rubrikën e përjavshme VOX, të Radios Evropa e Lirë, disa nga të rinjtë thonë se Kosova është e gatshme për ushtrinë e saj dhe me “dëshirë do të shërbenin për të”.
Njëra nga to është Vjosa Çerkini, studente në Departamentin e Gazetarisë, në Universitetin e Prishtinës.
“Po, besoj se tashmë është koha e fundit të formohet Ushtria e Kosovës. Kosova është e gatshme dhe më se e nevojshme që ta ketë ushtrinë e saj. Mendoj se njerëzit janë të gatshëm t’i kontribuojnë shtetit dhe vendit tonë”, tha Vjosa.
Ngjashëm shprehet edhe Dren Qerimi, student në Fakultetin Juridik. Ai beson se Forca e Sigurisë së Kosovës është e përgatitur që të shndërrohet në Forca të Armatosura.
“Besoj se Kosova është e gatshme për ushtri dhe vlerësoj se FKS-ja ka përmbushur kërkesat për t’u transformuar në ushtri. Shërbimin i cili kërkohet, gjashtë mujor, më dëshirë do ta përfundoja. Varet çka kërkohet. Nuk jam shumë i njohur me kërkesat, por besoj se do të kontribuoja në mënyrën më të mirë që kisha mundur, po të më ofrohet mundësia“.
Qëndresa Rexhaj, po ashtu shpreh dëshirën që në të ardhmen të jetë pjesëtare e ushtrisë së Kosovës.
“Mendoj se po. FSK është e përgatitur që të shndërrohet në ushtri. Po gjithsesi do të shërbeja për vendin tim. Në cilëndo mënyrë do të shërbeja”, shprehet Qendresa.
I gatshëm të shërbejë në Ushtrinë e Kosovës është edhe i riu tjetër Zeqir Dashevci.
“Po mendoj se po. Ne si shtet jemi të gatshëm për të pasur ushtrinë tonë. Pse jo. Kur është puna për vendin tënd – pse jo. Varet çka kërkohet”, tha ai.
Privilegj e konsideron shërbimin në ushtri, Ideal Zhubi, student në Departamentin e Farmacisë në Universitetin e Prishtinës.
“Pasi jemi populli me përqindjen më të madhe të te rinjve, jemi të gatshëm edhe për ushtri. Edhe unë gjithsesi do të shërbeja si ushtar i Kosovës”, ka thënë Zhubi.
Por, ndryshe shprehet Arizon Rexhepi, nxënës në shkollën e mesme në Prishtinë. Ai thotë se Kosova nuk është e gatshme për ushtri, por megjithatë, kur do që formohet, Arizoni ëndërron të jetë pjesë e ushtrisë se Kosovës.
“Unë do të shërbeja me gjithë dëshirë në ushtri edhe pse nuk është e gatshme. Ka ende shumë probleme. Unë jam i ri, por kam dëgjuar në media se ka probleme”, thotë Arizioni.
Ndryshe, institucionet kompetente në Prishtinë, disa herë kanë deklaruar se kanë përfunduar përgatitjet e nevojshme të planifikimit dhe procesit të transformimit.
Forcat e Armatosura, kanë vlerësuar zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, mund të themelohen nën mbikëqyrjen e NATO-s, me numër të caktuar ushtarësh dhe me armatim dhe pajisje të përcaktuara në marrëveshje me NATO-n.
Por, ndryshimet kushtetuese, të cilat do t’i hapnin rrugë transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës, kanë mbetur peng i zhvillimeve politike në vend.
Forcat e Armatosura sipas udhëheqësve shtetëror do të jenë garantues dhe kontribuese të stabilitetit, si në vend po ashtu edhe rajon. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kishte urdhër mbrojtës – i dyshuari nga Graçanica ushtron dhunë ndaj një gruaje

Zgjedhjet e 11 Majit, Rama: Mund të mos jem fare në listën e kandidatëve për deputetë

Kuvendi këtë javë me agjendë intensive, seancë kuvendore të hënën dhe mbledhje të shtatë komisioneve

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Shqiptarët kanë konsumin më të lartë të kokainës në Evropë, sipas sondazhit të EUDA-s

Mark Rutte nesër viziton Kosovën - takohet me Osmanin e Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa