Ministria e Infrastrukturës (MI) ka njoftuar të gjithë qytetarët se kompanitë e mirëmbajtjes në orët e mbrëmjes dhe të mëngjesit kanë intervenuar me kripë për shkak të temperaturave të ulëta si dhe intervenohet gjithashtu edhe ne pastrimin e erodimeve te shkaktuara pas reshjeve në rrugë për shkak të sigurisë në komunikacion.
Sipas njoftimit, për largimin e borës ka pas intervenime në të gjitha rrugët nën përgjegjësi të Ministrisë së Infrastrukturës.
“Në Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj dhe Gjilan si dhe në dy Auto-udhët ‘Arbën Xhaferi’ dhe ‘Ibrahim Rugova’”, thuhet në njoftim.
Siç bëhet e ditur në njoftim, të gjitha rrugët janë të lira për qarkullim, përveç rruga nacionale N2 -QMI-ja, ku ka rrjedhje të ujërave dhe sipas tyre paraqet pengesa në qarkullimin normal të komunikacionit.
“Në këtë vend do të intervenohet posa të përmirësohen kushtet atmosferike, për ta zgjidhur problemin që paraqitet në rastet kur ka reshje të mëdha të shiut. Kompania projektuese që është e kontraktuar nga Ministria e Infrastrukturës do ta krijojë një plan për shkarkimin e këtyre ujërave dhe do të intervenohet për ta tejkaluar këtë problem të vjetër”, thuhet tutje në njoftim.
Ndërsa në drejtimin Kamenicë-Strezoc në fshatin Hajnoc, siç thuhet në njoftim rruga është mbyllur për shkak të dëmtimit të urës nga vërshimet.
“Në këtë segment rrugor është duke u punuar në vendosjen e urës metalike nga ana e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Lusim të gjithë qytetarët e Kosovës të kenë kujdes gjatë ngasjes dhe t’iu përshtaten kushteve atmosferike”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës (MI). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame