Nga të reshurat atmosferike është bllokuar rruga për banorët e fshatit Selac të Mitrovicës.

Banorët e këtij fshati kanë kërkuar ndihmë nga Komuna e Mitrovicës, por kanë marrë përgjigje negative, transmeton Telegrafi.


Sipas banorëve të fshatit , zyrtarë të komunës i kanë thënë se është ditë vikend e nuk kanë se çfarë të bëjnë.

“Kërkuam ndihmë nga komuna, por na thanë që është vikend e s’kemi çfarë të bëjmë. Rruga është e pakalueshme, sepse të reshurat atmosferike e kanë gërryer tokën”, thanë ata. /Telegrafi/

selac01

selac02

selac03