Të gjithë të punësuarit e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim të cilët do të transferohen në Agjencinë për Siguri Kombëtare e cila pritet të formohet, do t’i nënshtrohen filtrimit duke kaluar edhe edukime shtesë. Në një brifing, zv.drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim si dhe drejtuesi i grupit për reforma në shërbimet sekrete, Siljan Avramovski, tha se gjatë planifikimit të reformave janë marrë parasysh edhe vërejtjet e Pribesë për mentalitetin e të punësuarve në DSK, si institucion nga i cili gjeneruan përgjimet masive ilegale. Të punësuarit që do të transferohen fillimisht do të kenë trajnime nga NATO, mentor dhe punë provë 6 mujore në Agjenci.
Propozim-ligji për Agjencinë për Siguri Kombëtare parashikon përfaqësim të drejtë etnik tek të punësuarit por mbetet të shihet nëse kjo do të zbatohet edhe në pozicionet drejtuese.
I pyetur se pse Agjencia për Siguri Kombëtare do të ketë të drejtën e përgjimit edhe pa ndërmjetësimin e Agjencisë Teknike Operative, Avramovski tha se kjo mundësi është parashikuar për shkak të kërcënimeve nga terrorizmi dhe nevojës për ndërhyrje të shpejtë. Sipas tij, pajisja e përgjimit me të cilën do të disponojë Agjencia për këto raste, në asnjë rast nuk do të mund të aktivizohet pa certifikuar dhe regjistruar paraprakisht, pa urdhër të gjykatësit suprem dhe pa kohën dhe datën e sakt të aktivizimit dhe çaktivizimit të masës së përgjimit.
Propozim-ligjet e përgatitura nga grupi i punës për reforma në shërbimet e sigurisë pritet të mbërrijnë në Qeveri gjatë javës së ardhshme kurse më 1 qershor, pritet që Agjencia të operojë. Aktualisht po kërkohet lokacion për vendosjen e Agjencisë për Siguri Kombëtare, e cila do të funksionojë jashtë MPB-së dhe do të jetë organ i pavarur. Roli i saj parashihet të jetë preventiv kurse të punësuarit në asnjë rast të mos kenë autorizime policore, gjë të cilën e kanë pasur deri tani./Alsat-M/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAkuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Vrasja e Enver Hadrit, Serbia nuk i ekstradoi tre serbët e dënuar në Bruksel
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025