Të premten, më 25 shtator 2020, në oborrin e Institutit të Albanologjisë në Prishtinë, nën masa të rrepta dhe rekomandime të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, hapet “Panairi i librit të vjetër, të rrallë dhe të përdorur”, edicioni i parë, i cili do të vijojë të mbetet i hapur deri më datë 27 shtator. Hapja zyrtare e panairit është në orën 11.00.
Në këtë panair, i pari i këtij lloji në Kosovë, do të paraqiten mbi 700 tituj të librave të vjetër, të rrallë dhe të përdorur.
Në kuadër të panairit do t’i shënohen edhe këto aktivitete:
– Në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë rihapet ekspozita Kosova në arkivin e shtetit shqiptar.
– Më datë 25 shtator, në orën 19.00, në platenë e kafe-librarisë Sonder në Prishtinë, mbahet një mbrëmje letrare, kritike e poetike me shkrimtarin Milazim Krasniqi.
– Më datë 26 shtator, në orën 11.00, në oborrin e Institutit të Albanologjisë përurohet dhe hapet ekspozita e Librit të vjetër dhe të rrallë.
– Më datë 26 shtator, në orën 19.00, në platenë e kafe-librarisë Sonder në Prishtinë mbahet një mbrëmje letrare, kritike, poetike me shkrimtarin Primo Shllaku.
– Më datë 27 shtator, në orën 13.00, në hollin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” mbahet ora poetike me moton Pandemia na largoi, poezia na ofroi. Në këtë orë poetike nuk do të ketë publik të pranishëm përpos aktorit dhe interpretuesit Bislim Muçaj, kameramanit, organizatores dhe dy bashkëpunëtorëve. Organizimi nga mediat për publikun do të përcillet “live” (drejtpërdrejt).
– Më datë 27 shtator, me fillim nga ora 15.00, në oborrin e Institutit të Albanologjisë në Prishtinë organizohet Dita e Dhurimit të Librit. Librat që do të dhurohen, nga botues dhe individë, në këtë edicion do t’u dhurohen bibliotekave të shkollave të Komunës së Prishtinës. Të gjithë librat e dhuruar do të regjistrohen nga aktivistët e panairit dhe dhuruesit do të nënshkruhen në dëshmi me rastin e dhurimit të librave. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPër ngritjen e Milosheviqit, “të gjitha fajet i ka byrekxhiu shqiptar”!
Fadil Hoxha, prill 1994: Tito dhe Kardeli thanë: Çka ju duhet republika!? Kujdes prej Serbisë...!
Të shenjtët e krishterë shqiptarë
RUBAIRAT
Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve
Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Përplasje e ashpër - Jozi e G Bani e përndjekin Gjestin, i hedhin edhe ujë në kokë
Shqipe Hysenaj me deklaratë 'bombastike': Edhe mua më është bërë padrejtësi në Big Brother në Kosovë
"Jemi të trishtuar dhe të zhgënjyer" - reagon Ancelotti pas humbjes ndaj Barcelonës
Olmo ka dërguar një mesazh emocionues pas El Clasico dhe ka treguar qëndrimin e tij para tifozëve
Igli largohet nga Big Brother VIP Albania
“Të nxori Gjesti” - Gramosi flet pas daljes nga Big Brother VIP Albania