Autoritetet shëndetësore libaneze thonë se të paktën tetë persona janë vrarë dhe 59 janë plagosur në një sulm izraelit në Bejrut - sulmi i parë i tillë në kryeqytetin libanez.

Ministria e Shëndetësisë nuk dha detaje mbi identitetin e viktimave, raporton skynews.


Kryeministri libanez, Najib Mikati tha se sulmi tregon se Izraeli "nuk i jep asnjë rëndësi asnjë konsiderate humanitare, ligjore apo morale".

Sulmi në periferitë e Bejrutit kishte për shënjestër një figurë të lartë të Hezbollahut.

Bëhet fjalë për komandantin e operacioneve të grupit militant, Ibrahim Aqil, thanë për reuters dy burime të sigurisë në Liban.

Ndryshe, agjencitë e lajmeve ndërkombëtare nuk kanë arritur të konfirmojnë nëse është vrarë apo jo komandanti libanez. /Telegrafi/