LAJMI I FUNDIT:

Të paktën 36 të vdekur pasi një autobus ra në grykën e Himalajeve

Të paktën 36 të vdekur pasi një autobus ra në grykën e Himalajeve

Të paktën 36 persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë lënduar pasi një autobus ra në një grykë të thellë në shtetin verior të Indisë Uttarakhand, njoftuan zyrtarët dhe mediat indiane.

Kryeministri i shtetit Pushkar Singh Dhami tha se aksidenti ndodhi të hënën në zonën Marchula të rrethit Almora në Himalajet Indiane, përcjell Telegrafi.

“Administrata e qarkut është udhëzuar të kryejë operacionet e ndihmës dhe shpëtimit me shpejtësi”, shkroi ai në X.


Vineet Pal, një zyrtar i lartë, u tha gazetarëve se 36 persona humbën jetën në aksident, duke shtuar se disa nga të lënduarit u transportuan me aeroplan për trajtim të specializuar.

Automjeti kishte të paktën 42 pasagjerë në bord, tha për agjencinë e lajmeve Reuters, Devendra Pincha, një oficer i policisë lokale.

Në një postim në X, Kryeministri Narendra Modi ofroi “ngushëllimet e tij më të thella për ata që kanë humbur të dashurit e tyre në aksidentin fatkeq rrugor”.

Aksidentet rrugore janë të zakonshme përgjatë shumë rrugëve malore në rajonin e Himalajeve, të shkaktuara kryesisht nga automjetet e vjetruara, mirëmbajtja e dobët e rrugëve dhe drejtimi i pakujdesshëm në terrenin e “përdredhur”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Botë
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Armëpushimi në rrezik? Izraeli 'anulon' lirimin e më shumë se 600 të burgosurve palestinezë

Armëpushimi në rrezik? Izraeli 'anulon' lirimin e më shumë se 600 të burgosurve palestinezë

Azia
CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Evropa
Si funksionon sistemi zgjedhor në Gjermani?

Si funksionon sistemi zgjedhor në Gjermani?

Evropa
Zgjedhjet parlamentare në Gjermani në shifra

Zgjedhjet parlamentare në Gjermani në shifra

Evropa
Kalo në kategori