LAJMI I FUNDIT:

Të paktën 18 emigrantë humbën jetën në një aksident autobusi në Meksikë

Të paktën 18 emigrantë humbën jetën në një aksident autobusi në Meksikë

Një aksident autobusi në jug të Meksikës la të vdekur sot 18 emigrantë nga Venezuela dhe Haiti ndërsa 27 të tjerë janë lënduar.

Mes të vdekurve janë 13 burra, dy gra dhe tre fëmijë, sipas zyrës së prokurorit të përgjithshëm në shtetin Oaxaca, ku ndodhi aksidenti.

Ai tha se 27 personat e plagosur u dërguan në një spital, por nuk specifikoi kombësinë e tyre, raporton reuters.


Fotot nga agjencia shtetërore e mbrojtjes civile, Oaxaca tregojnë autobusin, i cili po udhëtonte në autostradën që lidh Oaxaca-n dhe shtetin qendror të Puebla-s, të përmbysur përgjatë një kthese të ngushtë në rrugë.

Ky është i fundit në një seri aksidentesh me emigrantë në Meksikë, ku ka pasur një rritje të numrit të emigrantëve që udhëtojnë drejt kufirit amerikan.

Javën e kaluar, dhjetë emigrantë kubanë mbetën të vdekur dhe 17 u plagosën rëndë kur kamioni në të cilin ndodheshin pësoi aksident në një autostradë në shtetin fqinj meksikan të Chiapas, pranë kufirit me Guatemalën.

Autoritetet meksikane zakonisht i ndalojnë migrantët pa dokumente të blejnë bileta të rregullta autobusi, kështu që ata që nuk kanë para për të paguar kontrabandistët priren të përdorin autobusë të mirëmbajtur keq, me shoferë të pasigurt që ngasin shpejt për të shmangur ndalimet. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rrëzohet aeroplani luftarak francez në Indi, pilotët katapultuan në momentin e fundit

Rrëzohet aeroplani luftarak francez në Indi, pilotët katapultuan në momentin e fundit

Azia
Britania kundër idesë së Trumpit: Nuk do të lejojmë zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza

Britania kundër idesë së Trumpit: Nuk do të lejojmë zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza

Azia
Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Azia
Ishulli i famshëm grek Santorini shpall gjendje të jashtëzakonshme

Ishulli i famshëm grek Santorini shpall gjendje të jashtëzakonshme

Greqia
I dërguari i Trumpit i përgjigjet idesë së Zelenskyt për t'i dhënë Ukrainës armë bërthamore

I dërguari i Trumpit i përgjigjet idesë së Zelenskyt për t'i dhënë Ukrainës armë bërthamore

Evropa
Piloti britanik tregon uljen me aeroplan në disa nga pistat më të rrezikshme në botë - përfshirë një me pjerrësi prej 30%

Piloti britanik tregon uljen me aeroplan në disa nga pistat më të rrezikshme në botë - përfshirë një me pjerrësi prej 30%

Botë
Kalo në kategori