LAJMI I FUNDIT:

Të paktën 100 të vdekur nga sulmi me dron në një akademi ushtarake në Siri

Të paktën 100 të vdekur nga sulmi me dron në një akademi ushtarake në Siri

Të paktën 100 persona vdiqën dhe dhjetëra u plagosën nga një sulm me dron në një akademi ushtarake siriane në qytetin e Homsit.

Dronët e ngarkuar me eksploziv kishin në cak një ceremoni diplomimi ku morën pjesë familjet e kadetëve dhe në mesin e të vdekurve ishin gra dhe fëmijë, raporton BBC, përcjell Telegrafi.

Ushtria fajësoi “grupet terroriste të mbështetura nga forcat e njohura ndërkombëtare”.


Nuk kishte asnjë pretendim të menjëhershëm nga rebelët dhe xhihadistët që po luftonin kundër qeverisë në luftën civile të vendit.

Sulmi me dron besohet të jetë kryer nga zonat e kontrolluara nga opozita në veri-perëndim të Homsit.

Më vonë, reaguesit e parë nga Helmetat e Bardha raportuan se pesë civilë ishin vrarë në sulmet intensive të artilerisë dhe raketave të qeverisë në disa qytete, qyteza dhe fshatra në bastionin e opozitës në provincën Idlib. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Turqia
Britania e madhe paralajmëron kundër

Britania e madhe paralajmëron kundër "përçarjes" së NATO-s: Duhet të qëndrojmë së bashku

Botë
Ukraina refuzon marrëveshjen e SHBA-së për mineralet e rralla: Nuk i mbron interesat tona

Ukraina refuzon marrëveshjen e SHBA-së për mineralet e rralla: Nuk i mbron interesat tona

Botë
Departamenti amerikan i Shtetit heq nga ueb-faqja deklaratën se nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit

Departamenti amerikan i Shtetit heq nga ueb-faqja deklaratën se nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit

Amerika
Ushtria amerikane mund të vendoset në Ukrainë - por vetëm për t'i mbrojtur investimet e SHBA-së

Ushtria amerikane mund të vendoset në Ukrainë - por vetëm për t'i mbrojtur investimet e SHBA-së

Evropa
Lufta në Ukrainë, SHBA u dërgon nga gjashtë pyetje shteteve evropiane

Lufta në Ukrainë, SHBA u dërgon nga gjashtë pyetje shteteve evropiane

Botë
Kalo në kategori