LAJMI I FUNDIT:

Të ngelësh shtatzënë teksa je shtatzënë? Shkenca pranon se është e mundur

Të ngelësh shtatzënë teksa je shtatzënë? Shkenca pranon se është e mundur

Sado e pabesueshme që mund të tingëllojë një grua mund të mbetet shtatzënë, teksa ajo është shtatzënë. Ky tingëllon si një fenomen i mbinatyrshëm, por është e vërtetë

Bright Side është interesuar për këtë studim dhe sjell për ju rezultatet përfundimtare.

Kjo gjendje e rrallë quhet “superfetim”që nënkupton konceptimin e një fetusi të dytë, teksa gruaja është shtatzënë. Si rezultat, një nënë e lumtur merr 2 binjakë dhe ndonjëherë edhe në dy data të ndryshme të lindjes.


“Superfetim” nuk është e njëjta gjë si “superfekondimi”. Kjo e fundit përfshin fertilizimin e dy vezëve gjatë një periudhe të ciklit menstrual. Në rastin e superfetimit, ngjizja ndodh në periudha të ndryshme menstruale dhe binjakët përveç se nuk do të kenë moshën e njëjtë, do të ndryshojë gjithashtu edhe gjatësia dhe grupi i gjakut.

Normalisht, kur një grua është shtatzënë, vezoret e saj ndalojnë lëshimin e vezëve në mitër, sepse hormonet i dërgojnë një sinjal trupit për t’u “përgatitur” për rritjen e një fëmije.

Megjithatë, kur ndodh superfetimi, vezoret prodhojnë dhe lëshojnë një vezë tjetër, e cila gjithashtu mund të bëhet e fekonduar (pra trupi është gati për një shtatzëni tjetër).

Ka 10 raste të njohura zyrtarisht të këtij fenomeni dhe e fundit ndodhi në Australi. Një grua me emrin Kate Hill mbeti shtatzënë dy herë brenda 10 ditëve.

Ajo lindi dy vajza të vogla – Charlotte dhe Olivia, të cilët janë klasifikuar si binjakë, megjithatë, diferenca kohore mes ngjizjes së tyre ishte 10 ditë. Megjithëse ato lindën në të njëjtën ditë, peshat e tyre dhe llojet e gjakut ishin të ndryshme. /Telegrafi/