Në shkrimin e tij të fundit, Andi Bushati kritikonte ata gazetarë që pas shpërthimit të Berishës në News24, u bënin apel kolegëve që të mos publikonin më çaprashitjet e ish-presidentit e ish-kryeministrit, sidomos ato që bartin akuza e denoncime të paverifikuara e të paverifikueshme, mbi të gjitha shpifje. Edhe Bushati ishte me idenë se Berisha ia fut kot më kot, por (Andi vuan, pothuaj përndiqet, prej kompleksit të paanshmërisë dhe pothuaj të gjitha shkrimet i ka me mesazhe të llojit “po, është e vërtetë, e zeza është e zezë, por në të janë dhe ca pika të bardha që duhet t’i shohim; ose anasjelltas”; është për t’u shpjeguar ky kompleksi i paanshmërisë që është në modë këto kohë; herën tjetër do publikoj një artikull disi të gjatë lidhur me këtë argument, të cilin e kam shkruar ca javë më parë; nuk e kam publikuar, sepse nuk kam dashur që të më marrin të anshëm; e kam edhe unë pra këtë kompleks)… por herë pas here ai thotë edhe ndonjë të vërtetë. Dhe, prandaj, ai nuk duhet censuruar. Ai – nëse e keni humbur fillin prej parantezës kilometrike – është Berisha.
Bushati i shmangej çështjes kryesore, që ka lidhje me pyetjet: A kanë interes e vlerë publike letrat anonime që i mbërrijnë Berishës në inbox-in e tij, të cilat ai i boton të nënshkruara nga qytetari digjital? A duhen marrë ato copy/paste prej portaleve e gazetave, dhe t’i përcillen publikut si lajme apo scoop-e? Në këtë pikë ka vetëm një përgjigje: Me çdo kriter gazetaresk, ato letra janë hedhurina pa vlerë. Dhe as që ka kuptim t’i hyhet diskutimit, nëse ka, a nuk ka, ndonjë gjë të vërtetë në to, ashtu si nuk ka kuptim të nënvizosh rëndësinë e ndonjë të vërtete që del nga goja e një shpifësi. Shpifësin duhet denoncojmë si shpifës, e jo t’i veçojmë ndonjë të vërtetë që ai nxjerr nga goja. Përndryshe, është si të të shkojë mendja të kërkosh xhevahire në gjirize.
Por, le të rrimë te qytetari digjital, që është një gjetje e ndyrë, e përbuzshme, e frikshme, shkurt një Frankeinstein i gazetarisë. Edhe sikur koha të provojë se 99 për qind e qytetarëve digjitalë thonë të vërteta, kjo nuk është alibi për gazetarët. Këta të fundit nuk mund të publikojnë gjëra me bindjen se “hajt se do të provohen prej kohës”. Gazetaria nuk është “me shti fall”. Gazetaria është të publikosh lajme të provuara si të vërteta. Një gazetar që shet si lajm diçka të paprovuar e të paprovueshme në momentin e publikimit nuk është se duhet të ndihet i lehtësuar, apo të presë një medalje, nëse koha provon se lajmi ka qenë i vërtetë. Nëse koha e provon, është koha që ka të drejtë. Dhe, qytetari digjital. Por, jo gazetari. Gazetari mbetet gjithsesi fajtor. Sepse ka publikuar diçka për të cilën vetëm një aftësi paranormale mund t’i sugjerojë se është e vërtetë. Mirëpo, kështu i bie që nuk ka bërë gazetarin. I bie që ka bërë fallxhorin.
Kjo është e para. Por, kjo praktika e qytetarit digjital ka edhe një të keqe të madhe, që nuk ka të bëjë më me gazetarinë. Me këtë mbillet kultura e mosbesimit, injorimit e përçmimit të institucioneve. Me këtë u thuhet njerëzve fare hapur: “Hej, drejtojuni Berishës për të gjitha gjërat, sepse vetëm ai e hap gojën në këtë vend”. Kështu ndodh që një prokuror, një gjyqtar, një shik-as, një mësues etj., nën emra të rremë virtualë, parapëlqejnë Berishën para institucioneve, dhe me këtë i bëjnë një atentat funksionimit institucional të shtetit. Merret vesh se këta njerëz nuk kanë besim tek institucionet. Dhe, sigurisht, në këtë mes ndikon edhe fakti që institucionet nuk funksionojnë si duhet. Por, qytetarëve digjitalë nuk është se u digjet barku shumë për shëndetin e institucioneve. Ata, me pak përjashtime, thjesht duan t’u bëjnë karshillëk institucioneve. I urrejnë këto të fundit. U duan të keqen atyre. Nga e di unë? Po si të mos e di? Më mjafton fakti që shkojnë e qahen për institucionet te Berisha!
Kjo është e dyta. Ka edhe një të tretë që Bushatit, me sa duket, nuk i shkon kurrë në mendje, gjë që e tregon me mënyrën se si i bën shkrimet. Bushatit (se mos vetëm atij!) i duket shumë normale që Berisha, apo edhe politikanë të tjerë dalin e denoncojnë publikisht kundërshtarin për zullume konkrete. Madje të jep përshtypjen se i duket jo vetëm normale, por edhe shumë e shëndetshme, për të mos thënë shpëtimtare. E me këtë optikë, me siguri që kënaqet kur sheh qytetarë digjitalë apo opozitarë konferencash shtypi, që denoncojnë afera apo punë të pista qeveritarësh.
Neve na janë bërë aq familjarë opozitarët që denoncojnë korrupsionin qeveritar nëpër studio televizive, në Parlament e konferenca të shtypit, jemi aq të bombarduar me këtë stil opozicioni, jemi aq të zhytur në mes të kësaj kulture, sa njerëz si Bushati, teksa do jenë duke më lexuar, mund t’i thonë vetes, apo atyre që kanë rrotull: “Çfarë thotë ky, mor burrë? Si e bezdiskan këtë konferencat e shtypit të opozitës, ku denoncohet korrupsioni? Si u bezdiska ky kur Lulzim Basha e Monika Kryemadhi ngrenë akuza konkrete kundër korrupsionit të Edi Ramës e të ministrave të tjerë?” Është aq popullore ndër ne kjo praktikë opozitarizmi, sa ndonjë opozitar që nuk e sheh të udhës ta bëjë këtë gjë, ngaqë e gjykon të gabuar, shihet si ngordhalaq, në mos i blerë nga qeveria. Mirëpo, ju ftoj të ftilloheni. Nuk është ky roli e funksioni i opozitës. Nëse jeni mësuar ta kuptoni kështu rolin e funksionin e opozitës në demokraci, atëherë çmësohuni.
Mund të bëhet pyetja: Po çfarë të bëjë opozita, nëse korrupsioni qeveritar nuk hetohet e ndëshkohet nga drejtësia? Përgjigja është: Në rrethanat që ka korrupsion, opozita, por edhe të gjithë faktorët politikë në përgjithësi, duhet të bëjnë vetëm një gjë: Të ngrenë zërin për të forcuar institucionet ligjzbatuese e të ndëshkimit. E kur edhe këto janë të korruptuara, të kërkojnë reformimin e tyre. Të kërkojnë për këtë mbështetjen e opinionit publik, të intelektualëve, të shoqërisë. Mirëpo, opozitës vetëm këtu nuk i ka shkuar mendja. Madje, që të jem i saktë, i ka shkuar mendja edhe këtu, por jo që të kërkojë reformimin e sistemit të kalbur të drejtësisë. I ka shkuar mendja që të bëjë të kundërtën, që të mos lejojë reformimin e sistemit të drejtësisë, me idenë se sistemi, ishte si ishte, ishte i tyre, dhe se i reformuar nuk do të jetë më i tyre. Dhe në këtë mes iu bënë krahë edhe ca gazetarë “të paanshëm”, që të keqen e shohin tek ambasadorët e korruptuar. Dhe kështu e lanë të gjithë procesin e reformimit të sistemit të drejtësisë (duke e komprometuar, duhet thënë) vetëm në dorë të mazhorancës. Në mënyrë që në fund të kenë mundësinë të bërtasin, siç po bërtasin: Alarm, sistemin e drejtësisë e ka shtënë në dorë mazhoranca.
Në fakt, nuk kemi arritur ende në atë pikë. Jemi ende në rrethanat që prokurorin e gjyqtarin mund ta bëjë kush të dojë. E nëse reforma dështon, mund ta bëjnë gjithë jetën këtë punë. Të na rrojë qytetari e gazetari digjital, atëherë. /mapo/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker