LAJMI I FUNDIT:

Të moshuarve nuk u nevojiten suplementet e vitaminës D dhe kalciumit

Të moshuarve nuk u nevojiten suplementet e vitaminës D dhe kalciumit

Të moshuarit janë duke e shpenzuar kohën dhe paratë kot duke konsumuar suplemente të kalciumit dhe vitaminës D në mënyrë që t’i parandalojnë sëmundjet e eshtrave, thonë hulumtimet e reja.

Duket se ka shumë pak dëshmi se suplementet ju mbrojnë ndaj frakturave të ijëve dhe thyerjes së eshtrave tjerë, transmeton Telegrafi.

Udhëheqsja e këtij studimi, Dr. Jia-Guo Zhao, thotë se rutina ep përdorimit të këtyre suplementeve është e panevojshme në mesin e të moshuarve.


Sipas saj, është koha të ndalni përdorimin e tyre.

Megjithatë, vlen të ceket se jo të gjithë ekspertët pajtohen me rekomandimin e saj.

Dr. Daniel Smith, kirurg ortopedik, thotë se përfitimi potencial i përdorimit të suplementeve të kalciumit dhe vitaminës D në parandalimin edhe të një numri të vogël të frakturave të ijëve nuk duhet të anashkalohet.

Organizatat e ndryshme të shëndetësisë u rekomandojnë femrave të moshës 50 vjet ose më të reja dhe meshkujve 70 vjet ose më të ri të marrin 1,000 miligramë (mg) kalcium në ditë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Pija perfekte për ta hequr yndyrën dhe për të humbur peshë më shpejt

Pija perfekte për ta hequr yndyrën dhe për të humbur peshë më shpejt

Të njohim produktet
Kalo në kategori