LAJMI I FUNDIT:

“Të mos hidhet ushqimi i mbetur nga festa e Pashkëve”

“Të mos hidhet ushqimi i mbetur nga festa e Pashkëve”

Shoqata qytetare “Mirësjellja” me rastin e festës së Pashkëve, ka mbledhur ushqime dhe ju kanë shpërndarë të pastrehëve. Nga kjo shoqatë ju bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që mos ta hudhin ushqimin e tepruar nga kjo festë, por ta dorëzojnë në këtë organizatë, të cilët pastaj do ta shpërndajnë tek nevojtarët, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Shpresojmë që festat të na ndihmojnë, falënderojmë shumë që po na japin ushqim. Ne duam të jemi çdoherë të ndihmuar kur kemi nevojë. Unë çdo të shtunë jam këtu për të marr ushqim. Unë jetoj nëpër shtëpi të huaja deri sa të gjej shtëpinë time”, u shpreh për TV21 Zuzi Ristevska, e pastrehë.

Shoqata “Mirësjellja” nga ora 13-të çdo të shtunë vendoset para shtëpisë përkujtimore Nënë Tereza, ndërsa thonë se këtë gjë e bëjnë tash më 4 vite. Organizatori tha se çdoherë kur ka apo jo festa janë në të njëjtin vend duke ndihmuar të pastrehuarit dhe rastet sociale.


Numri i përgjithshëm i të pastrehëve të regjistruar nga Ministria e Punës dhe Politikës sociale arrin në 100-të, ndërsa si raste sociale janë regjistruar rreth 20 mijë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori