LAJMI I FUNDIT:

Të mbjellurat në Prilep më pak pësuan nga ngricat pranverore

Të mbjellurat në Prilep më pak pësuan nga ngricat pranverore

Përderisa vazhdon procedura për vlerësimin e dëmeve nga ngricat pranverore mbi pemët dhe kulturat bujqësore, në Prilep nuk kanë pësuar shumë dëme. Hapësirat e mbjellura me luledielli dhe misër janë pothuajse identike me vitin e kaluar, informojnë nga Departamenti i Ministrisë së Bujqësisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Duke pasur parasysh, ndryshimet klimatike dhe fatkeqësitë e shpeshta natyrore, kompetentët apelojnë tek bujqit që me kohë t’i sigurojnë të mbjellurat, në mënyrë që të shmanget humbjet financiare.

Pas ngricave të pranverës Ministria e Bujqësisë paralajmëroi se do të kompenzojë dëmet e shkaktuara, ndërsa për momentin akoma është në vazhdë vlerësimi i dëmeve nëpër qytete të ndryshme./Telegrafi/