Shtëpia Botuese ICTSmedia, lider në rajon në fushën e teknologjisë dhe informacionit, organizon për vitin e 7-të me radhë garën mbarëkombëtare në fushën e teknologjisë dhe informacionit Albanian ICT Awards.
Ditën e marte datë 30 prill 2019 përkon me aktivitetin përmbyllës të kësaj ngjarje, Mbrëmja Gala, pas një maratone 90 ditore në kërkim, indentifikim dhe shpërblim të shpirtit novator, produktiv, sipërmarrës dhe teknologjik të shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi dhe diasporë.
Në këtë aktivitet do të nderojnë me pjesëmarrjen e tyre: Kryetari i Bashkisë Tiranë z. Erion Veliaj, Ministri i Inovacionit të Kosovës z. Besim Beqaj, Ministri i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës z. Valdrin Luka, Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes së Shqipërisë z. Eduard Shalsi, Serkretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal(RCC) zj. Majlinda Bregu, politikanë, diplomatë, akademikë, studiues, të rinj dhe të reja të botës së teknologjisë nga mbarë trevat shqipfolëse të cilët me pjesëmarrjen e tyre po aq sa kandidatët e ICT Awards dëshmojnë karakterin mbarëkombëtar të kësaj gare.
I konsideruar gjerësisht i “Oscar-i” i teknologjisë në Shqipëri, Albanian ICT Awards vlerëson dhe shpërblen çdo vit profesionistë, udhëheqës biznesesh, inovatorë, akademikë dhe të rinj të cilët kanë lënë gjurmë teknologjike shqiptare me punën e tyre të palodhur në komunitetet ku jetojnë.
Të gjithë ata që janë ngjitur në skenën e Albanian ICT Awards ndër vite janë model për të gjithë të rinjtë në Shqipëri sepse ky brez shqiptar nuk ka asnjë dallim nga asnjë brez të rinjsh në çdo cep të botës, dhe kjo falë teknologjisë.
Ku dhe kur?
• Qyteti: Tiranë
• Vendi: MAK Hotel Tirana
• Data: 30 Prill 2019
• Hapja: 18:00
• Mbyllja: 22:00
Albanian ICT Awards VII përfaqësohet nga 7 kategori vlerësimi: ICT Inovacioni i Vitit, ICT Mobiliteti i Vitit, ICT Diploma e Vitit, ICT Ylli në Ngritje, Gruaja ne ICT, ICT Shërbimi Publik i Vitit si dhe Siguri Kibernetike.
Përveç çmimet shpërblyes për kategoritë e lartpërmendura si çdo edicionin Mbrëmja Gala rezervon jo vetëm mirënjohje për finalistët por edhe çmime surprizë të cilat do të zbulohen gjatë aktivitetit.
Edicioni i 7-të startoi më 6 Shkurt në Tiranë dhe do të përmbyllet më 30 Prill 2019 në Mbrëmjen Gala e cila organizohet në MAK Hotel Tirana (Ish Sheraton Tirana Hotel). Janë organizuar mëse 25 takime në shkolla, universitete, qendra dhe hapësira inovacioni në kuadër të edicionit të 7-të në: Tiranë, Prishtinë, Shkup, Tetovë, Vlorë, Pejë, Prizren, Preshevë, Lezhë, Ferizaj dhe Mitrovicë.
Që nga edicioni i parë janë vlerësuar mbi 1,000 projekte në fusha të ndryshme të teknologjisë dhe vlerësuar dhe shpërblime mëse 100 prej tyre. Në këtë edicioni pranë ICTAwards.org mbërritën 110 aplikime në 7 kategori. Ato janë vlerësuar nga një panel jurie e përbërë nga profile të ndryshme të shoqërisë, përfaqësues institucionesh publike, universitete, njerëz të shkencës, biznesit, ekspertë, brenda dhe jashtë kufinjve kombëtarë.
Juria ka mbetur e befasuar nga niveli i lartë jo vetëm teknik por edhe nga niveli i inovacionit që aplikohet në jetët e përditshme demonstruar nga projektet
Me partnerët strategjik si Fondacioni “Dritan Hoxha”, banka Raiffeisen në Shqipëri, të mediave si Top Channel, TV Klan dhe kompanive private si ALBVISION e shumë partnerëve dhe sponsorëve të tjerë, ICT Awards edhe këtë vit do të shpërblejë finalistët dhe fituesit me çmime të ndryshme.
Axhenda e aktivitetit:
• 18:00 – 19:30 Regjistrimi & Networking
• 19:45 – Hapja e Mbrëmjes Gala
• 20:00 – Ndarja e çmimit Ylli në Ngritje
• 20:30 – Ndarja e çmimit Diploma e Vitit
• 20:45 – Ndarja e çmimit Mobiliteti i Vitit
• 21:00 – Ndarja e çmimit Gruaja në ICT
• 21:15 – Ndarja e çmimit Inovacioni i Vitit
• 21:30 – Ndarja e një çmimi surprizë
• 21:45 – Ndarja e çmimit Shërbimi Publik i Vitit
• 22:00 – Ndarja e Çmimit Cyber Security
• 22:15 – Mbyllja / Closing, Cocktail
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Sot, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Rrethi i vrasjeve një trup në liqen” nga autorja Iva Procházková

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Minimi i 8-të, sot bllokohet sërish segmenti i rrugës Kijevë-Dollc

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Minimi i 8-të, sot bllokohet sërish segmenti i rrugës Kijevë-Dollc

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri