LAJMI I FUNDIT:

Të martën aksion pastrimi në 30 komuna të Kosovës

Të martën aksion pastrimi në 30 komuna të Kosovës

Iniciativa “Ta Pastrojmë Kosovën” ka njoftuar se janë bërë të gjitha përgatitjet për aksionin që organizohet nesër me 24 maj në 30 komuna në Kosovë.

Në një komunikatë për media, nga kjo iniciativë kanë bërë të ditur se hapja zyrtare e aksionit do të bëhet në komunën e Prishtinës, duke filluar prej orës 10:00, tek shtëpia e shëndetit në lagjen Kalabria, ndërsa nisja e vullnetarëve për këtë pikë bëhet në ora 09:30 nga sheshi “Zahir Pajaziti”.

“Po ashtu secila komunë do bëjë hapjen zyrtare në të njëjtën kohë, duke filluar prej orës 10:00, në qendrat që janë caktuar nga koordinatorët lokal. Iniciativa “Ta Pastrojmë Kosovën” fton të gjithë qytetarët pa dallim që të bëhen pjesë e këtij aksioni, që të gjithë së bashku do të japim kontributin për të përmirësuar imazhin e vendit për sa i përket ambientit, dhe të jetojmë në një vend të pastër”, shkruan në komunikatë.


Nga aksionet e nesërme, do të largohen 150 deponi ilegale në tërë Kosovën.

“Iniciativës do t’i bashkohen zyrtarë komunalë, pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ndërmarrjet regjionale të pastrimit të mbeturinave, kompani të ndryshme private, përfaqësues dhe vullnetarë të organizatave të ndryshme që operojnë nëpër komuna, nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme”, shkruan më tej në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori