Të mërkurën, Joe Biden mori zyrtarisht detyrën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në një ceremoni solemne të mbajtur kryesisht virtualisht, ai u bë Presidenti i 46-të i ShBA-së, teksa me të marrë këtë detyrë, stafi i tij i rrjeteve sociale ka nisur me njëherë punën.


Atij i është dhënë në përdorim llogaria në e quajtur POTUS (Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës) në Twitter, e cila për këto katër vite ka qenë në pronësi të Trumpit.

j2 2

Aktualisht, POTUS ndjek 13 faqe në Twitter dhe njëra ndër to është ajo e modeles me famë botërore, Chrissy Teigen.

Kjo e fundit, me të parë që faqja zyrtare e presidencës amerikane ka filluar ta ndjekë, ka publikuar në Twitter këtë fakt, duke treguar se ka ngelur e befasuar nga ky fakt.

https://twitter.com/chrissyteigen/status/1352074714223665153

“O Zoti im”, shkroi modelja pas rishpërndarjes së postimit ku shkruhej: “Faqja zyrtare e POTUS tani ndjek 11 njerëz - të gjithë ata ndihmës të Bidenit, dhe pastaj Chrissy Teigen”.

Chrissy është njëherësh bashkëshortja e këngëtari me famë ndërkombëtare, John Legend. /Telegrafi/