LAJMI I FUNDIT:

“Do të kthehemi më të fortë” – Reagimet nga Guild Eagles pasi nuk arritën kualifikimin në Major

“Do të kthehemi më të fortë” – Reagimet nga Guild Eagles pasi nuk arritën kualifikimin në Major

Ekipi nga Kosova, Guild Eagles ka pësuar sot (e shtunë) humbje me rezultat 2-0 me ‘mapa’ nga kundërshtari GamerLegion, duke dështuar kështu të sigurojnë kualifikimin në garën më prestigjioze të CS2 që do të mbahet në Danimarkë.

Pasi nuk arritën që të sigurojnë kualifikimin në fazën e grupeve, të cilën e përmbyllën me 3 humbje dhe 2 fitore, djelmoshat tanë e patën edhe një mundësi të fundit përmes sistemit ‘Last Chance Qualifier’, aty ku fillimisht mposhtën ekipin rus BetBoom Team, por nuk ia dolën ndaj ekipit GamerLegion.

Me të përfunduar ndeshja reagimet ishin të shumta, si nga figura të njohura të kësaj loje deri tek tifozët dhe eventualisht lojtarët së bashku me stafin e trajnerëve.


“E kuptoj zhgënjimin nga tifozët tanë, ashtu jemi edhe ne. Unë jam krenar që luftuam për këtë pas ditës së parë ku ne humbëm. Këto humbje do të na motivojnë që të bëjmë më mirë”, ka shkruar trajneri i Guild Eagles, Jonatan “Devilwalk” Lundberg në platformën X (ish-Twitter).

“Nuk ka vend për Major kësaj radhe, ne dhamë gjithçka për të fituar të gjitha ndeshjet por nuk bëmë më të mirën në server. Kjo dhemb shumë sepse ne kemi pasur mundësinë për të mbyllur të gjitha këto ndeshje. Na vjen keq dhe faleminderit për mbështetjen djema, përndryshe ne fitojmë dhe humbim si një ekip. Nuk është faji i dikujt”, ka shkruar Dionis “sinnopsyy” Budeci në platformën X.

“Faleminderit të gjithë tifozëve për mbështetjen tuaj të vazhdueshme në kohët e mira dhe të vështira. Ne do të kthehemi”, ka shkruar faqja zyrtare e Guild Eagles në platformën X.

Kujtojmë se ky ekip më herët kishte arritur që siguronte pjesëmarrjen në ‘BLAST.tv Paris Major 2023’, ‘IEM Rio Major 2022’, dhe ‘PGL Major Antwerp 2022’ duke u kualifikuar deri në atë që njihet si ‘Legends Stage’.

Përndryshe, me të përfunduar ndeshja në një prononcim të shkurtër, Rigon “rigoN” Gashi iu drejtua në gjuhën shqipe tifozëve të Guild Eagles duke iu kërkuar falje për humbjen./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Liga e Kampionëve rikthehet me fazën e eliminimit – vëmendja tek derbi madrilen

Liga e Kampionëve rikthehet me fazën e eliminimit – vëmendja tek derbi madrilen

Liga e Kampionëve
Flick kundërshton rikthimin e Neymar te Barcelona, ka dy dyshime rreth tij

Flick kundërshton rikthimin e Neymar te Barcelona, ka dy dyshime rreth tij

La Liga
A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

Serie A
Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Nuk u ndjeva i tradhtuar, nuk kam ëndërruar kurrë" - Vinicius thyen heshtjen për Topin e Artë

La Liga
Kalo në kategori