A do të kemi rroga mesatare prej 30 mijë denarëve në Maqedoni? (Video)
Paga mesatare bruto në Maqedoni është 22 672 denarë, që është për 1,4% më e lartë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Këtë gjë e tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave, për periudhën prill 2016 – prill 2017. Statisticienët kanë llogaritur se rritje më të madhe të të ardhurave mujore personale ka në sferën e informatikës dhe komunikimit në të cilat pagat janë rritur për 22%, në sektorin e xehetarisë për 15%, ndërsa në tregtinë me shumicë dhe pakicë pagat janë rritur për 6%. Por qytetarët e Maqedonisë dyshojnë se ky trend në rritje ndjehet edhe në buxhetin shtëpiak. Ata vlerësojnë se çdo muaj u mungojnë së paku 10 mijë denarë për të mbuluar të gjitha nevojat elementare, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Mendoj se paga prej 25 deri 30 mijë denarë do të ishte e mjaftueshme”
“Për një familje katër anëtarëshe për një muaj nevojiten 1500 euro për shkak se vetëm faturat janë 10 mijë denarë, kështu që këto paga nuk mjaftojnë”.
“Mendoj se 40 mijë denarë pagë do të ishte e mjaftueshme”.
“Më së paku, nevojiten 30 mijë denarë që në mënyrë të modeste të kaloj muaji”.
Lartësinë e pagave e cakton komisioni social – ekonomik i përbërë nga Qeveria, punëdhënësit dhe sindikata. Ata thonë se nuk duhet të shpejtohet me numrat por duhet të bëhet analizë e mirë për kapacitetin e ekonomisë dhe të punohet sipas programit të përgatitur paraprakisht.
“Pritshmëritë janë se do të punohet sipas programit i cili është pjesë e platformës për rritje ekonomike dhe kjo gjë nuk mund të jetë vetëm sipas vullnetit të shoqërisë së biznesit, për shkak se shoqëria në Maqedoni është e përbërë edhe nga kategori të tjera të qytetarëve të cilët janë të përfaqësuar nga grupe të ndryshme të interesit. Mendoj se është e patjetërsueshme të gjendet konsensus. Ne kemi qëndrime të qarta se si duhet të lëviz ekonomia e Maqedonisë me reformat urgjente qeveritare”, thotë për TV21, Mile Boshkoc, nga konfederata e punëdhënësve.
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë publikoi se shporta minimale konsumuese për një familje katër anëtarëshe është 32 mijë denarë. Duke e marrë parasysh se paga mesatare është 22 600 denarë, nëse vetëm një anëtar i familjes është i punësuar, kjo do të thotë se mungojnë 9 500 denarë në buxhetin familjar, shumë e cila është e njëjtë me shumën të cilën qytetarët që i anketuam thanë se u mungon.
Llogaritja e sindikatës tregon se të paktën nevojiten 13 mijë denarë në muaj që një familje të blejë ushqim dhe pije, pastaj për pagesën e faturave nevojiten 10 mijë denarë, nga 2 mijë denarë për mjete higjienike, transport dhe veshmbathje, rreth 1 000 denarë për manifestime kulturore ndërsa mbi 500 denarë për mirëmbajtjen e shëndetit.
Partia në pushtet, LSDM, në kampanjën e saj parazgjedhore premtoi rritje të pagës mesatare mujore deri 30 mijë denarë gjatë katër viteve të ardhshme. Gjithashtu premtuan edhe rritjen e pagës minimale prej 10 mijë denarë sa është aktualisht, në 16 mijë denarë. Në periudhën e qeverisjes së VMRO-DPMNE-së ata disa herë kanë cekur se për 10 vite qeverisje pagat janë rritur për 9000 denarë. Në vitin 2006 paga mesatare ishte 13.200 ndërsa, deri sa u ndryshua pushteti ajo arriti në 22 400 denarë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
Deri në fund të muajit do të përfundojë procedura për shpërndarjen e mjeteve nga kredia hungareze për kompanitë
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova