Vlora Çitaku
Unë i takoj pakicës fatlume. Të jesh grua në Kosovë nuk është shumë e lehtë. Të jesh grua në funksion të lartë publik, jo vetëm që nuk është e lehtë, por është ende e rrallë. E, të jesh grua, pa mbështetje, pa punë e pa të ardhura, mund të jetë edhe e rrezikshme.
Shpeshherë verbërohemi e besa edhe vetëkënaqemi me të dhënat dhe të arriturat sipërfaqësore. I përsërisim si recital disa të dhëna, që ndonëse janë hapa përpara, sërish nuk janë të mjaftueshme. Themi vazhdimisht që kemi kuotën prej 30 për qind të grave në Parlament. Me plot krenari themi që jemi vendi që ka pasur presidenten e parë grua në Evropën Juglindore; që kemi gra ministre e ambasadore në qendra të rëndësishme. Të arritura këto, padyshim.
Por, nëse pak gërryejmë mbi sipërfaqen vezulluese, të dhënat janë shumë shqetësuese. Është dashur të kalojnë 15 vjet dhe të kemi një grua në krye të shtetit që shoqëria jonë të fillojë të flasë hapur për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës. Kjo heshtje, prej më shumë se një dekade, nuk është bërë për t’i mbrojtur të mbijetuarat. Por, për t’i mbrojtur burrat, nga ajo që ata e konsideronin zhburrnim të tyre. Plagët e grave nuk kishin rëndësi, por “krenaria” e burrave. Sa për referencë, kujtojeni debatin që e shoqëroi këtë temë në Parlamentin e Kosovës.
Tjetra: qasja në pronë dhe trashëgimi. Shifrat janë alarmante. Njëshifrore. Vajzat rrallë e hiç janë pjesë e trashëgimisë së prindërve. E kjo gjeneron një varg problemesh të tjera. Zvogëlon mundësinë për qasje në financa; zvogëlon mundësinë për pavarësi ekonomike.
Ndonëse infrastruktura ligjore edhe në këtë pikë është shumë e avancuar, norma tradicionale ngadhënjen mbi ligjin. Gratë vullnetshëm heqin dorë nga kjo e drejtë, për të ruajtur harmoninë familjare, që patjetër nënkupton që djali i merr të gjitha. Zaten, edhe populli e thotë: gruaja lind në shtëpi të huaj… Sa e turpshme! Sa e papranueshme! Jo çdo gjë që është tradicionale është e mirë, jo çdo normë duhet ruajtur. Përkundrazi, evolucioni shoqëror implikon pikërisht të kundërtën. Nuk mund të ecet përpara pa e sfiduar status-quo-në.
Tjetra: dhuna në familje. E kjo është forma më e vrazhdë e shpërfaqjes së pabarazisë. Pasoja më e dhimbshme e një sistemi të etabluar, ku gruaja hesht, shkelet, rrihet, vritet. Të jem e sinqertë, edhe në shoqëritë më liberale e të përparuara, ka raste të dhunës ndaj gruas. Por, ajo që bën ndryshimin është si reagon shoqëria, si reagon shteti, si reagon drejtësia. Kam parë dhe kam dëgjuar me sytë e mi intervista të gjyqtarëve dhe prokurorëve, disa prej tyre edhe gra, që ishin të neveritshme, gati-gati arsyetonin dhunën ndaj grave. “Hajt se një shuplakë ta ka dhënë… nuk është ba nami… nuk shkatërrohet familja për një zënkë…”, ishin disa nga fjalët e atyre që kanë dhënë betim për të mbrojtur ligjin dhe dinjitetin njerëzor, të secilit prej nesh, edhe të grave. E turpshme.!
Nuk po dua të tingëlloj nihiliste. Nuk jam nga ato që shohin vetëm zi. Por, në ditët si kjo, më shumë se të arriturat, ne si gra, si shoqëri, duhet t’ia kujtojmë vetes edhe sa shumë punë kemi përpara. Dhe, nuk po bëj thirrje për kryengritje kundër burrave. Larg asaj. Kjo betejë nuk fitohet me antagonizëm ndaj burrave. Kjo nuk është betejë kundër tyre. Kjo është betejë që duhet ta fitojmë bashkë me ta.
Nuk mjafton t’i flasim njëra-tjetrës. Duhet të flasim më shumë me baballarët, vëllezërit, bashkëshortët dhe kolegët tanë. Personalisht, më bëhet zemra mal kur shoh që në Kosovë po rritet numri i feministëve burra. Kur shoh çdo ditë e më shumë burra që sfidojnë moralin e dyfishtë dhe normat e papranueshme që justifikojnë dhunën dhe pabarazinë gjinore.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

“Besoj se dikë e kam mësuar që t’i pastrojë rrobat” - momenti kur Gjesti sheh Xhenetën në BBVA

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker