Nga: Faik Konica
Kur flasin Shqipëtarët për të dreqtat e tyre e kur çuditen pse s’u a ve veshin kush, – harrojnë të pyesin shkakun e këtij mos-ndëgjimi. Kam dëshirën të rëfej këtu në pakë fialë se ç’mendojnë të huajtë për Shqipërinë.
Të parën gjë që thonë, është se Shqipëtari bën ç’të dojë, ay e urdhëron Turqërinë, ai e ka zotërimin përmi popujt e tierë që rojnë nënë krahë të Sulltanit. Këtë një të huaji nuk ia nxjerr dot nga kryet, sa do i ditur a i mënçur të jetë. Një ditë, flisja me disa atdhetarë, e qeshjim e çuditeshim si u përhap kjo gomarërië.
Pyetjim njëri tiatërin, kërkojim, nëmërojim. Shqipëtarët janë dy miliunash veta, do me thënë piesa e katër-mbë-dhiettë e popullit të Turqisë. Mirë. Tani në Turqië ka nj’a 80 vilajetë, do me thënë po t’ishin 6 valinj – e 14-ta piesë – Shqipëtarë, nukë do të qe tepër. E ku janë edhe ata të 6? Vetëm Abedin Pasha është vali shqipëtar sot për sot, 1! “Mytesarifèr”, në nj’a 250 qi qeverisin në Turqie, ka nj’a 7 Shqipëtarë vetëm. Mushir, vetëm Rexhep Pasha, në Tarabullus. Generallë, në tre-katër qint, janë nj’a 10 Shqipëtarë. Në diplomësie, përveç një kryeshkronjëtor, të gjitha vendet e mira janë për Turq, për Grekër e për Armenë. Mua nuk më vien keq fare, për kundrë më pëlqen t’i dbojë Sulltani të gjithë Shqipëtarët pakë nga pakë, se ahere do të zënë të mësojnë mënt. Po ku hidhërohem, që, duke qen’ ashtu puna, të shoh njerës të bërtasin që Shqipëtarët i kanë të gjitha vendet e mira!…
Pse thonë gjëra të pavërteta? Pse s’mundohen gjysm’ore e të kuptojnë se janë në gabim? Pse nukë njohin se në ka shumë Shqipëtarë në punë të qeverisë, janë për vendet e unjta, zaptienj, çaushë, etj, vënde ku s’mundin të “zotërojnë” një mbretërië?
Këto që thonë për Shqipëtarët, shumë të huaj i thonë për të bërë lirisht propagandën sllave të tyre; po disa i thon’ edhe se me të vërtet ashtu u duket. Këtyreve, u është mbushur kryet që Shqipëtarët bëjnë si të duan, se nukë njohin nga Shqipëria përveç disa qëntre të Shqipërisë së sipërme, ku më të vërtet Shqipëtarët janë miaft të lirë. Po tërë Shqipëria? Po qindëra vise të tiera? Po gjithësia e kombit tonë? A kanë, jo më tepër, po dhe aqë të drejta sa kombet e tierë të Tuqisë
Ku e kemi edhe ne lirinë e mësimit – lirinë të cilën nukë do të lodhemi së kërkuari, se ajo është shpëtimi i kombit t’onë. Ku e kemi? Është gjë e vështirë për të besuar që, kur një Shqipëtar si Naçi lëngon në burg vetëm se dha mësime në një shkollë të hapur me leje, të jenë njerës të thonë se Shqipëtari bën ç’të dojë!…
E dyta gjë që thonë të huajtë, është se Shqipëtari është përtac, e “zanati” i tij është të rojë duke viedhur fqinjët. Kundrë kësaj gënjeshtre, ka shtat viet që po protestojmë këtu, dhe kemi shkruar shumë herë te piesa frëngjishte e ALBANIËS.
Vërtet, zaptiellëku është plaga e vendit t’onë; po të pakë janë ata, a nukë nëmërohen me mijëra, qi në Turqie, në gjithë Ballkan e në vise të tiera venë, për të fituar me nder një copë bukë, të punojnë tërë ditën?
E treta fialë e të huajve kundrë Shqipëtarëve është që populli ynë është “fanatik” e i egër në punë të fesë. Edhe këtu, janë gjykime të lehta përmi kombin e tërë Shqipërisë ‘pas sa bëjnë disa Shqipëtarë të pakë të kufive. Fanatismin Shqipëtari nuk e ka as katër herë mê pakë se kombet e tierë të Ballkanit. Është për të vënë re se librat e shkruara nj’a njëzet viet më parë – e ca më tepër ato më të vietërat – i rëfejnë Shqipëtarët për njerës pa fanatism e pa egërsië kundrë atyreve të feve të tiera. Po sot që Bullgarët zunë me propagandat e tyre, të shpifurat e të huajve zunë t’u mohojnë Shqipëtarëve edhe atë të vetëmën të mirë që kush s’u a kish mohuar. (sic.) /“Albania”, korrik 1903/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Djali i Fadil Hoxhës, Sharri, ndër të parët ka shkruar parullën: Kosova Republikë!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2016/01/djali-i-fadil-hoxh-euml-s-sharri-nd-euml-r-t-euml-par-euml-t-ka-shkruar-parullat-kosova-republik-euml_hd-780x439.jpg)
Djali i Fadil Hoxhës, Sharri, ndër të parët ka shkruar parullën: Kosova Republikë!
![Prizreni ruan monedhat ilire](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2016/01/f.0628204016156_m-780x439.jpg)
Prizreni ruan monedhat ilire
![Një kufi ndau gjuhën e familjes sime - tani po e rikthej](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Sindhi-780x439.jpg)
Një kufi ndau gjuhën e familjes sime - tani po e rikthej
![Koha e “Videos” dhe kasetave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2021/02/video-780x439.jpeg)
Koha e “Videos” dhe kasetave
![“Kurrë s’ka parë historia, që të vijë ne Shqipëri, një udhëheqës kaq i ndritur, si Hrushovi dhe shokët e tij”!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/11/Hrushovi-780x439.jpg)
“Kurrë s’ka parë historia, që të vijë ne Shqipëri, një udhëheqës kaq i ndritur, si Hrushovi dhe shokët e tij”!
![Historia e fisit Shala](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/shala3-e1709028942153-780x439.jpg)
Historia e fisit Shala
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti