Nesër (e hënë, 23 nëntor) me fillim nga ora 13:30 do të zhvillohet ndeshja finale e Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave.

Në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë do të përballen futbollistet e Llapit dhe Mitrovicës - thuhet në njoftimin e FFK-së.


Kjo finale i takon edicionit garues 2019/2020 dhe ishte paraparë të zhvillohej në periudhën maj-qershor.

Mirëpo, për shkak pandemisë dhe orarit të ngjeshur të ndeshjeve ka qenë e pamundur të zhvillohet deri më tani.

telegrafi sport app