Të hënën dalin në shitje biletat e ndeshjes Kosovë-Maltë - FFK njofton vendin ku shiten, rregullat, por jo edhe çmimin

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar opinionin për daljen në shitje të biletave për ndeshjen e Përfaqësueses së Kosovës ndaj Maltës në kuadër të Ligës së Kombeve.
Kosova do të luajë të enjten më 11 tetor ndaj Maltës në ndeshjen e tretë të grupit 3.
Kjo ndeshja është e paraparë të zhvillohet në stadiumin e kryeqytetit 'Fadil Vokrri' me fillim nga ora 20:45.
Për këtë ndeshje FFK ka njoftuar opinionin se shitja e biletave do të fillojë të hënën më 8 tetor prej orës 17.00, por nuk është njoftuar çmimi i tyre.
Shitja e tyre do të bëhet në dyqanet e kompanisë IPKO, ndërsa do të ketë edhe disa rregulla që do të aplikohen së pari herë.

- Një person mund të blejë vetëm 5 bileta - Për çdo fëmijë nevojitet bileta - Secili duhet të ulet në ulësen e vet dhe askush nuk ka të drejt të qëndrojë në shkallë të stadiumit.














































