LAJMI I FUNDIT:

Do të hapen 980 biznese me Programin për punësim për vitin 2018 në Maqedoni

Do të hapen 980 biznese me Programin për punësim për vitin 2018 në Maqedoni

Ministria për Punë dhe Politikë Speciale (MPPS), Agjencia për Punësim dhe UNDP-ja sot kanë nënshkruar marrëveshje për Programin e vjetor për punësim për vitin 2018, e projektuar me shumën e 8.3 milionë denarëve.

Siç u tha në konferencën e shtypit të përbashkët në Qeveri, në të cilën morri pjesë edhe kryeministri Zoran Zaev, Programi është pjesë nga plani operativ për punësim, ndërsa vëmendja është tek të rinjtë dhe kategoritë e prekshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ambasadorja e tanishme e OKB-së në Maqedoni, Luisa Winton informon se me planin vjetor janë paraparë hapja e 980 biznese të vogla, nga të cilat 50 të personave me aftësi të kufizuara, si dhe angazhimi i 40 deri 50 personave nëpër komuna të cilët do t’u ndihmojnë fëmijëve nga mosha parashkollore, personave me aftësi të kufizuar dhe personave më të vjetër.


Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Mila Carovska theksoi se rrjeti i aktiviteteve për punësim është përsatatur me nevojat e punëtorëve, por edhe profilit të të rinjve dhe grupeve të veçanta.

Gjithashtu u tha se mjetet do të mund të shfrytëzohen edhe nga ndërmarrjet sociale, organizatat qytetare pa marrë parasysh se ka lirime nga sigurimi shëndetësor ose social.

Me këtë plan operativ, është projektuar një shumë prej 19 mijë denarësh, që paguhen paraprakisht për të punësuarit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjenerali shqiptar: Aleanca ushtarake Kosovë – Shqipëri – Kroaci, mesazh i qartë për Serbinë

Gjenerali shqiptar: Aleanca ushtarake Kosovë – Shqipëri – Kroaci, mesazh i qartë për Serbinë

Lajme
Aleanca ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë acaron Serbinë, do të kërkojë sqarime nga Tirana e Zagrebi

Aleanca ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë acaron Serbinë, do të kërkojë sqarime nga Tirana e Zagrebi

Lajme
Arrestohen katër persona për “Lëndim të rëndë trupor” në veri të Mitrovicës

Arrestohen katër persona për “Lëndim të rëndë trupor” në veri të Mitrovicës

Kronika e Zezë
Fjalim emocionues i Endrit Thaçit: Babin nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht dhe të Drenicës, por në vend të tij sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina

Fjalim emocionues i Endrit Thaçit: Babin nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht dhe të Drenicës, por në vend të tij sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina

Lajme
Varroset babai i ish-presidentit Thaçi, i cili dërgon kurorë lulesh me një mbishkrim prekës

Varroset babai i ish-presidentit Thaçi, i cili dërgon kurorë lulesh me një mbishkrim prekës

Lajme
Deklarimi i djalit të Donald Trump për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, Bolton: Ai nuk i përfaqëson politikat e SHBA-së

Deklarimi i djalit të Donald Trump për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, Bolton: Ai nuk i përfaqëson politikat e SHBA-së

Lajme
Kalo në kategori