I pagëzuar edhe me vendim të Gjykatës Kushtetuese me emrin Shërbimi Informativ i Shtetit, duket se edhe për shumë kohë në kujtesën qytetare shërbimin sekret vendas do ta ndjekë edhe emri i mëparshëm, si SHIK-u.
Me 9 drejtorë që qëndruan mbi kapakun e sekreteve vendase që pas rënies së diktaturës, në SHISH dorëheqja ka qenë një nga veprimet më të pakta të kryera prej krerëve të tij.
Siç rezulton pas viteve ‘90 shumica e drejtorëve të SHISH janë shkarkuar dhe vetëm dy prej tyre janë dorëhequr, që janë Irakli Koçollari dhe Visho Ajazi Lika.
I diplomuar si dy nga paraardhësit e tij në shkencat ekzakte, Visho Ajazi Lika, sapo ka lënë auditorët e ka nisur karrierën si pedagog në fushën e informatikës. Pikërisht si mjeshtër në këtë fushë ai hyri në shërbimin sekret kur ishte 38 vjeç dhe kur drejtimin e këtij institucioni e kishte Bashkim Gazidede.
Me një jetë mes emigracionit nga Greqia në Kanada, nga informatika tek diplomacia, Visho Ajazi Lika u rikthye në strofullën e sekreteve 20 vjet më vonë.
Pas shkarkimit të bujshëm të Bahri Shaqirit, Lika mori drejtimin e Shërbimit Informativ në gusht 2012, si akti i parë formal i Presidentit të sapozgjedhur të kohës, Bujar Nishani.
Në një nga daljet e tij të pakta publike, Lika firmosi një marrëveshje mes Llallës dhe Tahirit si një përpjekje të institucioneve për të forcuar luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Pati pikëpyetje gjate këtyre pesë viteve në detyrë a kishte përgjuar apo jo SHISH edhe politikanë, ndërsa Visho Ajazi Lika doli para një komisioni si dëshmitar për një çështje tjetër; atë të “Imsi Catcher”, një histori përgjimesh edhe kjo, por e pavërtetuar.
Në kohët e fundit, SHISH u përfshi në debatin për kanabizimin, dhe aktualisht një dosje e tij për përfshirjen e mundshme të policisë, është pjesë e një hetimi penal.
Pas dorëheqjes, numri dy i sherbimit sekret, Helidon Bendo, 46 vjeç gjendet në tryezën e Presidentit.
I propozuar si pasues i Visho Ajazi Likës, Helidon Bendo e ka nisur rrugëtimin e tij në shërbimin sekret si agjent i thjeshtë. Çka e bashkon me Visho Ajazin, është pikënisja e përbashkët në shërbim, pikërisht në kohën e Gazidedes.
25 vjeç në atë kohe dhe i sapodiplomuar për matematikë, Helidon Bendo sapo kishte lënë Greqinë, ku ka jetuar në mënyrë të shkëputur si emigrant, një vend ku ai edhe u pagezua në traditën e gjithë emigrantëve në vendin helen me emrin Johan.
Siç tregon CV e tij Helidon Bendo ka ndjekur për mëse dy dekada në SHISH formulen e hapave të vegjël. Vit pas viti nga agjent ai më tej ka ngjitur shkallët si drejtor në rrethe të ndryshme, ndërsa prej prillit 2016 ai ishte zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Shërbimit sekret vendas, ose ndryshe njeriu në hije i Visho Ajazit…deri të hënën, kur zëvendesoi atë në postin e kreut të SHISH.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania