Nga: Zyrafete Shala, kryetare e Klubit letrar “De Rada”
Rreth 21 Marsit – Ditës Botërore të Poezisë
Të shtunën në Ferizaj, Klubi letrar “De Rada”, në vigjilje të Ditës Botërore të Poezisë, ka organizuar një Orë letrare ku morën pjesë adhurues të artit të poezisë, kryesisht të moshave të reja dhe krijues.
Në këtë Orë letrare u lexuan krijime të përzgjedhura të poetëve të njohur nga letërsia botërore, si: Rainer Maria Rilke, Vislava Szymborska, Marina Cvetajeva, Nicanor Parra, Yevgeny Yevtushenko, Adam Zagajewski etj. dhe nga letërsia shqipe: Frederik Reshpja, Ismail Kadare, Xhevahir Spahiu, Fatos Arapi, Azem Shkreli, Bardhyl Londo, Xhevdet Bajraj, Visar Zhiti etj. ndërsa një numër i konsiderueshëm i pjesëmarrësve lexuan edhe poezitë e tyre.
Gjatë pjesës së dytë të takimit, të gjithë të pranishmit lexuan mendime të autorëve të shquar mbi poezinë dhe i diskutuan ato. Një debat interesant u zhvillua edhe rreth qëllimit dhe funksionit që ka poezia në përgjithësi, sa lexohet dhe sa kultivohet kjo gjini letrare në mjedisin tonë, kush mund të jetë dhe kush mund të quhet poet etj. Ky aktivitet letrar vullnetar u vlerësua nga pjesëmarrësit si tërheqës dhe shumë i suksesshëm, sepse prania e vargjeve të poetëve që kanë ngritur lart vlerat letrare kombëtare dhe të përbotshme, si dhe diskutimet rreth mendimeve të tyre janë një praktikë që po u mungon gjithnjë e më tepër jo vetëm të rinjve, por edhe admiruesve te tjerë të letërsisë.
Kur flitet për 21 Marsin, Ditën Botërore të Poezisë, vlen të rikujtohet se nëpërmjet kremtimit të kësaj dite synohet promovimi i leximit, shkrimit, botimit dhe mësimdhënies së poezisë në mbarë botën. Gjithashtu, kjo ditë shërben edhe si kujtesë e ndikimit që ka pasur poezia në frymëzimin dhe mënyrën e të jetuarit të njerëzve shekuj me radhë. Gjithandej globit kjo ditë shënohet në mënyra nga më të ndryshmet dhe nga të gjitha moshat, duke filluar nga fëmijët parashkollorë e deri te të moshuarit. Nuk ekziston ndonjë formë e standardizuar për ta shënuar Ditën e Poezisë, sepse poezia nuk njeh kufizime, ajo u ofrohet të gjithë njerëzve njëlloj dhe secili në mënyrën e vet e shpreh admirimin që ka ndaj saj. Poezia shkruhet, lexohet, ndjehet dhe shijohet nga lexuesit, prandaj ata kanë të drejtën e tyre të pakontestueshme për ta shënuar Ditën e Poezisë. Kjo ishte edhe arsyeja që në Orën letrare të klubit “De Rada” pjesëmarrja ka qenë e hapur, për të gjithë qytetarët, për të gjitha moshat, profesionet e kategoritë e popullatës, sepse vetë shënimi i kësaj ditë synon që ta ofrojë poezinë sa më pranë lexuesve.
Poetët e mirëfilltë të cilësdo epoke qofshin, konsiderohet se e kanë përmbushur misionin e tyre nëse poezitë vazhdojnë t’u lexohen dhe interpretohen në vende e kohë të ndryshme. Në anën tjetër, poeti është i pranishëm në çdo shtëpi, klasë, sallë dhe kudo tjetër ku lexohen vargjet e tij. Prandaj, në Orën letrare të organizuar nga klubi “De Rada” ishin të pranishëm shumë poetë, nga më të mëdhenjtë e letërsisë shqipe dhe botërore, madje edhe ata që kaherë janë larguar nga kjo botë, por që do të vazhdojnë përjetësisht t’u flasin brezave. Poetët nuk krijojnë ndasi te lexuesit, por u ofrohen të gjithëve në mënyrë të njëjtë, madje ka shumë krijues për të cilët nuk ekziston ajo vija ndarëse mes lexuesit dhe poetit. Lidhur me këtë shkrimtarja franceze George Sand (Amantine Lucile Aurore Dupin) thotë se: “Ai që merr kënaqësi fisnike nga emocioni që ofron poezia, është një poet i vërtetë, pavarësisht që nuk ka shkruar asnjë varg gjatë gjithë jetës së tij.” Ndërsa sipas romansierit anglez John Fowles: “Të gjithë shkruajmë poezi; poetët janë thjesht ata që shkruajnë poezi me fjalë.” Këto dhe shumë mendime të ngjashme të krijuesve të shquar na ndërmendin se askush nuk e ka të drejtën e monopolit mbi poezinë, sepse poezia krijohet për të gjithë dhe përmes shënimit të Ditës së Poezisë synohet që njerëzit e të gjitha racave dhe etnive të bashkohen dhe të komunikojnë përmes një gjuhe, gjuhës së poezisë, të afrohen përmes vargjeve që u kanë mbijetuar dhe vazhdojnë t’u mbijetojnë kohërave.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Holivudi është po aq i frikësuar nga bota - sa ti dhe unë!

A janë të gjitha pikturat politike?

Vrasja e Luigj Gurakuqit nga kushëriri i tij, për interesat e Ahmet Zogut

Pse parapëlqehet kaq shumë në rrjetet sociale, shkrimtari i shekujve të kaluar?
Taksa osmane e xhizjes (kokës) - shembuj nga defteri i Gjakovës së vitit 1750

Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës