LAJMI I FUNDIT:

Të gjithë punëtorët e KEK-ut të testuar për COVID-19 dalin negativ

Të gjithë punëtorët e KEK-ut të testuar për COVID-19 dalin negativ

Korporata Energjetike e Kosovës njofton se të gjithë punëtorët e testuar për COVID-19 kanë dalë negativ.

KEK tregon se është duke vazhduar me gjurmimin e të gjithë punëtorëve që dyshohet të kenë pasur kontakte me personat e infektuar.

“Ju njoftojmë se pas testeve të bëra për COVID-19 me [08.06.2020], KEK ka pranuar rezultatet nga IKSHPK-ja dhe fatmirësisht të gjithë kolegët tanë kanë rezultuar negative (gjeni listen bashkangjitur). Pavarësisht këtij rezultati, rreziku nga përhapja e kësaj pandemie ende nuk ka kaluar, KEK vazhdon te jetë në kontakt të vazhdueshëm me 9 kolegët tanë që kanë rezultuar pozitiv duke përcjellur gjendjen e tyre shëndetësore edhe pse deri më tani gjendja e tyre është stabile. KEK gjithashtu është duke vazhduar me gjurmimin e të gjithë punëtorëve që dyshohet të kenë pasur kontakte me personat e infektuar duke i udhëzuar që paraprakisht të vetë izolohen duke shmangur kontaktet me familjarët dhe kolegët. Në këtë drejtim, KEK-u në bashkëpunim të ngushtë me IKSHPK-në, po vazhdon të ndërmerrë të gjitha masat e nevojshme në mbrojtjen dhe parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19. Prandaj, menaxhmenti bënë apel edhe një herë tek të gjithë punëtorët që të jenë vigjilent kudo që ndodhen në respektimin e rekomandimeve të IKSHKP-së, duke mbajtur distancën sociale dhe gjithashtu përdorimin e pajisjeve të nevojshme higjienike. Veprime këto të domosdoshme për të parandaluar përhapjen e pandemisë”, thuhet në njoftimin e KEK-ut, përcjell Telegrafi.


Lista e rezultateve të punëtorëve të KEK-ut të testuar për COVID-19

Aktualisht në Kosovë janë identifikuar 1,269 raste me COVID-19, prej tyre 912 janë shëruar dhe 31 kanë vdekur. /Telegrafi/