Brightoni e ka mposhtur Newcastle United me rezultat 3-1 në kuadër të javës së katërt në Ligën Premier.

Por, kjo fitore e Pulëbardhave ishte falë het-trikut të Evan Ferguson që ishte thjeshtë i jashtëzakonshëm në këtë takim.


Goli i tij i parë erdhi në minutën e 27-të, duke i dhënë skuadrës së tij epërsinë ndaj Magpies.

https://twitter.com/HojlundPR/status/1698018080910176563

Të dytin, Ferguson e realizoi në minutën e 65-të, me një asistim të Billy Gilmour.

Për të kompletuar het-trikun, ai realizoi një gol të bukur në minutën e 70-të, kur u asistua prej Kaoru Mitoma.

Padyshim se kjo paraqitje e Ferguson e ndihmoi Brightonin të arrinte fitoren e tretë në ligë, ndërsa janë tri pikë mbrapa liderit – Manchester City. /Telegrafi/

https://twitter.com/HojlundPR/status/1698033722757423157

telegrafi sport app