Të gjithë e bëjmë këtë kur jemi të ftohur dhe nuk e dimë se po bëjmë një gabim të madh!

Ne vetëm e përkeqësojmë gjendjen
Kjo është një periudhë kur ftohja dhe gripi më së shumti na sulmojnë, ndërsa simptomat na çrregullojmë pa mëshirë funksionimin e përditshëm.
Për t’i zbutur këto simptoma, më me dëshirë shpejt të shkojmë deri te barnatorja për të blerë ilaçin i cili mund të na ndihmojë.
A e keni ditur që pikërisht kjo gjë është një ndër gabimet e mëdha të cilat mund t’i bëni kur sëmureni?
Në shumicën e rasteve, bëhet më shumë dëm se dobi, thekson farmacisti Abbas Kanani, transmeton Telegrafi.
– Shumica e njerëzve që në shfaqjen e parë të simptomave të ftohjes shkojnë në barnatore për të blerë ilaçin. Mirëpo, ky është një gabim i madh, sepse nuk ka kurrfarë lidhjeje a do të filloni menjëherë të shëroheni apo vetëm kur të bëhen më të forta simptomat. Rezultatet janë të njëjta, thjesht ftohja duhet të kalojë vetvetiu – ka shpjeguar farmacisti.
Në fakt, esenca është që ilaçet nuk e shërojnë ftohjen. Ato vetëm i zbusin simptomat që i keni.
– Nuk ka shumë ndryshime kur filloni të merrni ilaçe të ftohjes, sepse ato nuk kanë asnjë efekt në natyrën e vetë virusit, i cili do të përparojë pavarësisht nëse i keni marrë apo jo. Të gjitha janë vetëm lehtësim simptomatik – shpjegoi Kanani, i cili shton se ftohja klasike zgjat mesatarisht deri në 10 ditë.
Një tjetër nga gabimet më të shpeshta është përdorimi i antibiotikëve të vjetër. Ata gjithashtu nuk mund të ndihmojnë në trajtimin e ftohjes, dhe përveç kësaj, konsumimi i antibiotikëve që keni përdorur për trajtimet e mëparshme mund të jetë i rrezikshëm.
– Shumica e ftohjeve shkaktohen nga viruset, jo nga bakteret, ndaj nuk ka absolutisht nevojë për të marrë antibiotikë, por disa njerëz do të vendosin të marrin antibiotikë që u kanë mbetur nga më parë dhe shpesh ndodh që t’i huazojnë nga familja apo miqtë. E kam parë shumë herë. Mos e bëj këtë. Është vetëm një ftohje, thjesht një infeksion viral, do të kalojë – thotë farmacisti dhe paralajmëron marrjen e pamjaftueshme të lëngjeve.
– Hidratimi dhe ushqyerja e duhur janë jashtëzakonisht të rëndësishme për shëndetin tuaj, dhe janë veçanërisht të rëndësishme kur jeni të ftohur. Domethënë, dehidrimi do t’ju rëndojë edhe më shumë, sepse trupi juaj duhet të punojë shumë më shumë kur nuk është i hidratuar. Prandaj sigurohuni që të pini mjaftueshëm lëngje. Po kështu, kini kujdes ushqimin tuaj, sepse edhe pse mund të keni një oreks më të dobët kur jeni të sëmurë, mos i anashkaloni rastësisht vaktet sepse kjo vetëm do t’ju bëjë të ndiheni më keq – përfundoi Kanani. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Burri nga Kosova ther me thikë rëndë gruan e tij në sy të djalit 7-vjeç në Gjermani

Specialja i referohet "Kosovo i Metohija", avokati Bajraktari: Ka fakte që procesi është i manipuluar nga Serbia

Lajm jo të mirë për kosovarët që duan të punojnë në Gjermani

Flick zbulon se Yamal donte të zëvendësohej për t'i dhënë minuta Ansu Fatit

Quni pret kërkim falje nga Kurti për fjalën “hajvan”, për ta rishqyrtuar vendimin për konsultim

Grabitje e armatosur në Fushë Kosovë, policia jep detaje