LAJMI I FUNDIT:

Të gjitha rrugët janë të kalueshme, kujdes nga ngricat!

Të gjitha rrugët janë të kalueshme, kujdes nga ngricat!

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu ka thënë në një prononcim për Telegrafin se gjendja e rrugëve në tërë Kosovën është e mirë dhe komunikacioni po zhvillohet pa pengesa.

Ai ka bërë të ditur se nga ora 5 e mëngjesit të ditës së hënë ka filluar hedhja e kripës nga kompanitë e angazhuara për mirëmbajtjen e rrugëve.

“Në bazë të raportit nga tereni, të pranuar nga menaxherët në ora 8:00, gjendja e rrugëve magjistrale dhe nacionale është e mirë. Të gjitha rrugët janë të kalueshme – nuk kemi asnjë bllokim të asnjë rruge dhe komunikacioni zhvillohet pa pengesa”, tha Kadriu.


Po sipas tij, kompanitë e kontraktuara i kanë marrë të gjitha masat për pastrimin e rrugëve.

“Edhe pse temperaturat janë të ulëta, të cilat shkojnë nga -2 deri -10, kompanitë e mirëmbajtës janë në teren dhe po bëjnë pastrimin e rrugëve dhe hedhjen e kripës, që nga mëngjesi”.

Gjithsesi, Kadriu ka apeluar për kujdes të shtuar në komunikacion për shkak të ngricave.

“Apelojmë te qytetarët për kujdes të shtuar për shkak të ngricave dhe fryma e cila po mbretëron në disa pjesë të Kosovës dhe po bart borën nga brezi i rrugës”, bën thirrje Kadriu.

Ndryshe, temperaturat në minus sipas meteorologëve do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme të kësaj jave. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Ekonomi
ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

Ekonomi
Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Ekonomi
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Ekonomi
Tarifat eventuale të SHBA-së për mallrat e BE-së mund t’i prekin eksportet e Kosovës

Tarifat eventuale të SHBA-së për mallrat e BE-së mund t’i prekin eksportet e Kosovës

Ekonomi
Kalo në kategori