Prokurorët dyshojnë se kancelari Kurz dhe të besuarit e tij e kanë blerë rrugën drejt Kancelarisë me sondazhe të manipuluara të opinionit dhe raporte të paguara të mediave.
Vazhdimi i koalicionit me Partinë Popullore të Austrisë (ÖVP) është i mundur vetëm pa Kurzin, përballë akuzave serioze për korrupsion, tha në Vjenë kryetarja e Grupit parlamentar të Të Gjelbërve Maurer.
Veç kësaj, të Gjelbrit duan të konsultohen për situatën në bisedime me palët e tjera, në mënyrë që të gjejnë një rrugëdalje nga kriza e qeverisë dhe të sigurojnë “stabilitet dhe sqarim”. Këtë e bëri të ditur kreu i partisë dhe zëvendëskancelari Kogler.
Për të pasur shumicën, të Gjelbërve nuk do t’u duheshin vetëm votat e Partisë socialdemokrate SPÖ dhe liberalëve të NEOS, por edhe ato të FPÖ-së të krahut të djathtë.
Të katër partitë nuk përpiqen për zgjedhje të reja, kundër Kurz-it që ka popullaritet. Të martën e ardhshme, opozita synon të paraqesë një mocion votëbesimi kundër Kurz-it në një sesion të veçantë të parlamentit. Partia e tij, ÖVP deri tani e mbështet Kurz-in.
Politikani i SPÖ, Hannes Swoboda e përshkroi si një situatë tragjike që Austria ishte përsëri në një krizë qeveritare. Nën Kurzin, është prishur tashmë një koalicion me FPÖ dhe një me SPÖ, tani ai po prish atë me të Gjelbrit, tha Swoboda në radion gjermane Deutschlandfunk. Ai e përshkroi nepotizmin si një fenomen të politikës austriake.
Dyshim për shpërdorim, korrupsion dhe ryshfet
Ndërkohë, njerëzit po flasin për “sistemin Kurz”, tha Swoboda. Ai ka krijuar një rrjet për të mbështetur njëri-tjetrin dhe për të ngritur në pozitë. Postet jepen gjithnjë e më shpesh sipas interesave politike partiake. Kurzi megjithatë e kishte tepruar me rrjetet e tij personale, vazhdoi Swoboda. Kjo është veçanërisht e rrezikshme, sepse Parlamenti nuk mund ta kontrollojë më këtë.
Të mërkurën në Kancelarinë austriake dhe në selinë e ÖVP pati kontrolle. Prokurorët dyshojnë se Sebastian Kurz dhe të besuarit e tij e kanë blerë rrugën e tyre drejt Kancelarisë me sondazhe të manipuluara të opinionit dhe raporte të paguara të mediave. Projekti i propagandës besohet se është paguar në mënyrë të paligjshme me para të Ministrisë së Financave. Kurz-i vetë mohon çdo faj.
Në vendimin për kontroll të prokurorit, përmbajtja prej 104 faqesh e të cilit u botua plotësisht nga revista e lajmeve “Profil”, Sebastian Kurz përmendet si “personi qendror” në hetimet për shpërdorim, korrupsion dhe ryshfet: të gjitha veprimet janë kryer “në radhë të parë në interesin e tij”.
Van der Bellen vazhdon konsultimet
Dhe më tej: “Nga numri i madh i mesazheve të vlerësuara elektronike mund të shihet se është ai që i merr vendimet qendrore për të gjitha çështjet e rëndësishme dhe se këto vendime zbatohen nga rrethi i tij më i ngushtë i këshilltarëve”.
Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen do të flasë me liderin e partisë FPÖ-së, Herbert Kickl dhe kryetaren e liberalëve Neos, Beate Meinl-Reisinger, për të përfunduar raundin e tij të konsultimeve me kryetarët e të gjitha partive të përfaqësuara në parlament.
Meinl-Reisinger hoqi një paralele në një transmetim special në ORF dje në mbrëmje me “videon Ibiza”, me të cilën ishte kapur ish-politikani i FPÖ Heinz-Christian Strache në vitin 2019: “Atë që e ëndërroi Heinz-Christian Strache në një mbrëmje…, këtë Sebastian Kurz me sa duket e ka zbatuar me shumë qetësi, shumë ftohtë. Dhe e ka bërë këtë vite para se të bëhej publike ‘video Ibiza’ ”. Në këtë situatë, nuk mund të vazhdosh punën sikur nuk ka ndodhur gjë. /dw/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Bashkimi Evropian me samit të jashtëzakonshëm lidhur me Ukrainën dhe sigurinë evropiane

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD – pasi Weidel thotë se duart e saj janë ‘zgjatur’ për t’u bashkuar me një qeveri

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Trump e quan fitoren e konservatorëve "një ditë e madhe për Gjermaninë"

Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri