Angela Merkel i la kësaj here mënjanë mësimet e paralajmërimet ndaj presidentit Trump për respektimin e rregullave ndërkombëtare dhe vlerave të përbashkëta. Këtë e bëri presidenti francez të mërkurën me fjalimin e tij të zjarrtë para kongresit amerikan. Në vend të kësaj, Merkel pranoi disa herë, që Donald Trumpi vendos. Dhe vetëm ai. Sigurisht Trump e dëgjoi me dëshirë këtë nga goja e kancelares. Ajo që i mbajti një leksion të shkurtër pak para zgjedhjes së tij për detyrimin ndaj të drejtave të njeriut. Por, kjo tani është e shkuar e harruar.
“Presidenti vendos”, tha Merkel kur erdhi fjala për përjashtimin e evropianëve nga doganat ndëshkuese për çelikun dhe aluminin që janë vendosur në mars. Sahati bie, më 1 maj mbyllet afati i përjashtimit nga doganat. Kundërmasat evropiane janë në sirtar. Një luftë tregtare duket vetëm një tweet larg.
Pak para ardhjes në Uashington të kancelares, pala gjermane i kishte ulur kaq shumë pritshmëritë, saqë tani dy orë e gjysmë bisedime me Trumpin të duken të suksesshme, thjesht sepse nuk pati momente për të ardhur turp. Ndryshe si para një viti, kur Trump nuk reagoi ndaj kancelares, që iu lut për një shtrëngim tjetër duarsh para kamerave. Tani vjen strategjia e re e Merkelit: njëherë ndrysho pozicionin e timonit, pastaj ktheje atë që t’i ikësh përplasjes.
Si në rastin e marrëveshjes me Iranin: Evropianët i tremben moszgjatjes së marrëveshjes më 12 maj nga presidenti Trump. Ata i tremben pasojave të paparashikueshme në rajon dhe humbjes së besueshmërisë së diplomacisë. Uashingtoni e ka kuptuar, se ka një ndarje të qartë detyrash me presidentin Macron për të shpëtuar marrëveshjen atomike. Para udhëtimit në SHBA, Merkel dhe Macron kishin shprehur shqetësimin për një program konvencional raketash të Iranit. Të martën Macron në takimin me Trump guxoi të ofronte një propozim: „një marrëveshje të re”, shtesë ndaj asaj ekzistuese. Merkel shtoi të premten: Edhe Gjermania mendon se „duhet të bëhet më shumë”, sepse marrëveshja aktuale “nuk mjafton për të arritur atë rol të Iranit që bazohet në besueshmëri.” Merkel i jep të drejtë Trumpit me qëllim që ai të mos e rrafshojë të gjithë atë.
Përndryshe Merkel u përpoq të bindte Trumpin, se si duhej parë deficiti i dukshëm gjermano-amerikan në raport me investimet direkte gjermane. Por, tek shpenzimet për mbrojtjen nuk mund të bësh më interpretime. Këtu nuk ndihmon as deklarata e butë e Merkelit, se Gjermania tani po rritet në një “rol”, kur “koha e rendit të pasluftës”, ka marrë fund. Objektivi i deklaruar i qeverisë gjermane për rritjen e shpenzimeve buxhetore në 1,3 për qind të prodhimit të brendshëm bruto, për t’iu afruar 2 për qind që kërkon NATO është për Trumpin shumë pak. Këtë e bëri të qartë edhe ministri i ri i Jashtëm, Mike Pompeo në takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-s në Bruksel.
Trump tha se atij i mungon reciprociteti në marrëdhënien gjermano-amerikane. Por, marrëdhënia e tij personale me “Angela-n” ka qenë qenë “Great” – fantastike” nga fillimi. Ajo “është një grua e jashtëzakonshme.” E kjo grua e jashtëzakonshme e paraqet veten me theks të fortë shtensionues. Sipas motos: Ne i japim atij pak të drejtë, dhe bota ka ndoshta paqen. Të paktën për një kohë të shkurtër. Të paktën për temën e Iranit. Për Sirinë. Për tregtinë e lirë.
Ky do të ishte një “deal” – marrëveshje e mirë. Por, nëse do të dalë kështu në fund, do ta marrim vesh shpejt përmes Twitterit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Gjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/shkuurt-780x439.jpg)
Gjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje
![Egli i përjeton rëndë fjalët e Xhenetës, heq dorë nga raporti me Gjestin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli1-e1739320566151-780x439.png)
Egli i përjeton rëndë fjalët e Xhenetës, heq dorë nga raporti me Gjestin
![Eglit dhe Gjestit iu transmetohen pamjet e intervistës së Xhenetës gjatë spektaklit të së martës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/xheneta-780x439.jpg)
Eglit dhe Gjestit iu transmetohen pamjet e intervistës së Xhenetës gjatë spektaklit të së martës
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![Banorët e BBVA 4 më në fund takojnë kafshët e tyre - vrapojnë me shpejtësi për t'i përqafuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/GJEJGJGJG.jpg)
Banorët e BBVA 4 më në fund takojnë kafshët e tyre - vrapojnë me shpejtësi për t'i përqafuar
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re