Fjalën si mjet të domosdoshëm për të shprehur mendimin me gojë apo me shkrim – për të komunikuar dhe jo për të bërë gargarë me atë – Perëndia apo Rastësia ia bëri dhuratë vetëm njeriut. Kjo dhuratë e mrekullueshme, por edhe e pazëvendësueshme, në gojën e njerëzve të tipit homo politicus në Shqiptarinë tonë marrëzisht demokratike, shërbyeka edhe për ta fshehur mendimin duke e kthyer atë deri edhe në mjet mashtrimi.
Por, sot unë do ta ftoj lexuesen dhe lexuesin tim të vëmendshëm në një përsiatje lidhur me një tip të veçantë njeriu, që gjithmonë më ka tërhequr vëmendjen, qysh në kohën e rinisë sime të hershme. E kam fjalën për atë lloj individi që po haset përherë e më shpesh te ne – në rrugë, sheshe e mjedise të tjera publike – i cili flet, flet e flet, jo për të komunikuar me sivëllezërit apo simotrat e tij, por për të kuvenduar me veten e tij. Sigurisht, kjo dukuri nuk ka asgjë negative kur ne kuvendojmë me veten sa herë që ndodhemi vetëm, pa e hapur gojën e pa bërë gjeste me duart, shpesh për të gjykuar një mendim apo një veprim tonin duke u dyzuar vetëdijshëm për një apo disa çaste. Për këtë lloj individi, ne, shqiptarët, e kemi zakon të themi, duke shprehur njëfarë keqardhjeje: “Ah, i shkreti, qenka bërë për të folur me vete!”, duke e renditur atë në kategorinë e njerëzve jo fort normalë nga pikëpamja e shëndetit mendor.
Shprehjen “flas me vete” e gjen në “Fjalorin e gjuhës shqipe” (Tiranë, 2006), por pa shpjegimin e kuptimit të saj ose, më saktë, të nuancës së saj kuptimore, ndonëse ky fjalor përfshin shumë fjalë me përdorime të figurshme të huazuara nga gjuha shqipe gjatë këtyre viteve të fundit. Sidoqoftë, shprehja “të flasësh me vete”, me shumë gjasë fort e vjetër në gjuhën tonë amtare, të paktën më e moçme se unë e se prindërit e gjyshërit e mi, më duket fort interesante jo vetëm nga pikëpamja psikologjike, madje psikiatrike, por edhe nga ajo sociale.
Kështu, mund të pyesim veten me zë të lartë ose, sipas dëshirës, edhe duke heshtur, se cilës kategori sociale i përkasin ata që “flasin me vete”. Natyrisht, në njërin skaj i përkasin asaj kategorie për të cilën problemet jetësore janë më të theksuara, pra shtresave më të varfra të shoqërisë, që përballen me lloj-lloj stresesh, sidomos me karakter socialekonomik. Në skajin tjetër, “flasin me vete” edhe ata që i përkasin shtresës së pasur, pra ata që kanë para pa fund, por edhe pushtet pa fund (sepse paraja të çon te pushteti, por edhe pushteti të çon te paraja).
Rrjedhimisht e për pasojë të pashmangshme, mund të pohojmë me plot gojën se si miliarderët, ashtu edhe pushtetarët tanë, gopçarë të pashërueshëm, janë bërë për “të folur me vete” ngaqë u duhet të stresohen tmerrësisht për ta mbajtur në këmbë perandorinë e tyre oligarkike. Vetëm se populli ynë, ai i thjeshti, i përditshmi e anonimi, e ka një ndjenjë keqardhjeje për të varfrin që flet me vete, ndjenjë të cilën nuk e shfaq për miliarderët e pushtetarët tanë kur i sheh e i dëgjon të flasin me vete; ndoshta ndodh kështu sepse këto vitet e fundit vetë ai po flet përherë e më shpesh me vete ose, më saktë, po e detyrojnë të flasë me vete, siç e dëshmojnë sërish zhvillimet më të fundit të Tahirigejtit.
Gjithsesi, për të mos i ngrënë hakun të lartpërmendurit “Fjalor të gjuhës shqipe”, le të rrimë shtrembër e të flasim drejt: atje gjen fjalën e urtë “vetë flet, vetë dëgjon” në kuptimin “flet po nuk ia vë veshin askush”, por edhe në kuptimin “flet kot”, si edhe fjalën e urtë “fol pak e dëgjo shumë”, që të dyja krejt kuptimplote dhe aktuale, veçanërisht për pushtetarët tanë të djeshëm, të sotëm e, mjerisht, të ardhshëm. Interesante është edhe shprehja “flet paraja (xhepi)”, në kuptimin “vendos”, që dëshmon më së miri pushtetin e llahtarshëm të parasë në Shqipërinë tonë marrëzisht demokratike, ku liria dhe vota shiten duke nxjerrë në pah prostitucionin e frikshëm shpirtëror të një pjesë të konsiderueshme të zgjedhoratit shqiptar, sepse, në parajsën e korrupsionit Made in Albania, e para nuk është fjala, por paraja. Ec e mos fol pastaj me vete!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dodik dënohet me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalimi të mbajtjes së postit të presidentit të Republikës Serbe

G Bani nuk merr mësim - përfshihet në një përplasje të ashpër me banorin e ri - i afrohet edhe te fytyra

Noizy i dërgon dron Gjestit në Big Brother VIP Albania 4

Dodik reagon pasi u dënua me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalesë të ushtrimit të detyrës së presidentit

Ngjall spekulime mavijosja misterioze e dorës së Trumpit, arsyetohet Shtëpia e Bardhë

Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe