Site icon Telegrafi

Të enjten vazhdon debati parlamentar për grevat

Foto: Arkiv

Kryesia e Kuvendit të Kosovës sërish nuk ka pasur kuorum për caktimin e seancës së re plenare të Kuvendit të Kosovës.

Megjithatë deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi njoftoi se janë dakorduar që të enjten të ketë vazhdim të dy seancave plenare.

“Të enjten do të ketë dy vazhdime të seancave, njëra me pikat e papërfunduara nga seanca e të enjtes së kaluar pra të datës 15 shtator, dhe një vazhdim tjetër nga pikat e papërfunduara të sesionit pranveror në seancën e fundit”, tha Rrustemi.

E shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri theksoi se debati për grevat do të vazhdoj të enjten.

Ai tha se është e papranueshme gjendja e krijuar në arsim shkaku i grevës, dhe mos gjetjes së një zgjidhje nga Qeveria.

“Po hyjmë në javën e katërt që mësimi nuk po mbahet. Kjo është e papranueshme dhe kryeneçësia e kryeministrit Kurti i cili është përgjegjës direkt për këtë situatë të krijuar. Është dëm i madh që po u shkaktohet të ardhmes së Republikës së Kosovës. Humbja e orëve të mësimit dhe mos shqetësimi nga ana e Qeverisë është e paprecedentë. I bëjmë thirrje urgjentisht kryeministrit dhe ministres që të ulen dhe të gjejnë zgjidhje me sindikatat”, tha Tahiri. /Telegrafi/

Exit mobile version