LAJMI I FUNDIT:

Të enjten, shorti për Kupën së Kosovës

Të enjten, shorti për Kupën së Kosovës

Tërheqja e shortit për rrethin e dytë të garave të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll do të bëhet të enjten e ardhshme (më 22.10.2015) në orën 12:00, në Shtëpinë e Sportit në Prishtinë.

Pjesëmarrjen në rrethin e dytë e kanë siguruar deri tash 13 skuadra, 10 të cilat janë nga elita e futbollit kosovar.

Ndërkohë vetëm Dukagjini, Ferizaj dhe KEK-ut janë nga liga e parë e Kosovës.
Trepça’89, Liria, Ferizaj, Dukagjini, Hajvalia, Prishtina, Besa, Drita, Drenica, Llapi, Istogu, Gjilani dhe KEK-u (kjo e fundit kaloi në rrethin e dytë pasi ndeshja KEK-u-Feronikeli u regjistrua me rezultat zyrtar 3:0).

Ndërkaq, skuadra e fundit e rrethit të dytë do të përcaktohet të mërkurën, kur do të zhvillohet ndeshja ndërmjet Luftëtarit dhe Vushtrrisë.