Përfaqësuesja A e Kosovës do të zhvilloj ndeshje kontrolluese me Kosova U-20 të dielën me fillim nga ora 19:30 në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Kjo ndeshje do ti shërbej të dyja ekipeve nacionale në prag të ndeshjeve të tyre ndërkombëtare.


Kosova A më 30 qershor si mysafire do të përballet me Danimarkën në kuadër të parakualifikimeve për FIBA Eurobasket 2025.

Ndërkohë Kosova U-20 është në fazën përgatitore për pjesëmarrje në FIBA U20 Kampionatin Evropian, Divizioni B që do të mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë prej 15 deri më 24 korrik. /Telegrafi/

2022 06 25 10.39.19.787 1 Kosova A Kosova U20

telegrafi sport app