Po vazhdon ende të jetë në pikëpyetje nëse Enver Sekiraqa është larguar nga Kosova ose jo. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ende nuk kanë ndonjë informacion të ri sa i përket këtij rasti.
As të dielën Policia e Kosovës nuk ka arritur që të gjejë gjurmët se ku mund të jetë arratisur, Enver Sekiraqa.
Kështu kanë thënë për Dukagjinin nga Policia të cilët kanë rekomanduar që të referohet komunikata e lëshuar para gati më shumë se 24 orë më parë.
Ndërkohë që më 3 maj, Gjykata Themelore në Prishtinë e dënoi Sekiraqën me 25 vjet burgim për nxitje të vrasjes së policit Triumf Riza.
Vendimi për të është marrë në mungesë të tij, të avokates së tij dhe në mungesë të prokurorit të rastit.
Por se a janë këto raste të veçanta dhe si trajtohen nga sistemi drejtësisë, ka treguar avokatja Fehmie Gashi.
“Ndryshimi i kodit të procedurës penale e ka fut në mënyrë të veçantë edhe gjykimin në mungesë por e specifikon se detyrimisht i pandehuri të marr pjesë në seancën fillestare dhe pastaj mund të mbahet në mungesë të tij dhe kjo e ka arsyetua vendimin e Gjykatës që kjo të bëhet pa prani të tij dhe jo vetëm të tij”, shtoi Fehmije Gashi-Bytyqi.
Avokatët dhe monitoruesit e sistemit të drejtësisë presin hapa konkret nga mekanizmat përkatës, pasi që sipas tyre Sekiraqa është dashur që të përcillej nga Policia e Kosovës.
“Në parim Gjykata ka diskrecionin për ndërrimin e masave për sigurimin e të pandehurit në procedurë, se a është vendosur në parim më kodin e procedurës dhe brenda diskrecionit të Gjykatës po besoj do të verifikohet nga mekanizmat e sigurisë pa e cenuar parimin e diskrecionit nga Gjykata”, tha Valdet Hoxha- ish-kryeshef i Inspektoratit të Policisë së Kosovës
Ndërkohë kryetari i komisionit parlamentar për Legjislacion, deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi, ka drejtuar gishtin e fajit për këtë rast tek gjyqësori, për çka ka thënë se krejt kjo nuk është e rastësishme.
“Fakti që befasohemi rast pas rasti me sistemin tonë gjyqësor si ky i djeshmi me arratisjen e Sekiraqës në fakt do të duhej të na bënte të reflektojmë pak më thellë. Kjo nuk është rastësi, por shprehi e këtij sistemi. Për aq kohë sa nuk do të ketë vetting në këtë sistem, këto raste nuk do të jenë më raste, por sistem e mentalitet i punës”, ka shkruar Rrustemi.
Enver Sekiraqa i dënuar për nxitjen e vrasjes së policit Trium Riza, kishte qenë në arrati 5 vjet para se t’i dorëzohej organeve të drejtësisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Osmani: Papa Françesku, një zë i dhembshurisë, përulësisë dhe drejtësisë

Rama ndërpret takimin elektoral pasi mëson lajmin e vdekjes së Papa Françeskut, heq kapelën dhe e nderon me një minutë heshtje: Ishte ndryshe!

Ndalohen tre persona në rajonin e SPB Shtip, kanë vozitur në gjendje të dehur

Aksion i gjerë policor në Kaçanik, bastisje nën dyshimet për lidhje me vrasjen e rreshterit Muhamed Lika

Schmitt: Shqipëria dhe Kosova po formojnë identitete të veçanta, dallimi kryesor është kultura politike

Kush do të jetë ministrja e parë e kabinetit Rama nëse PS fiton zgjedhjet e 11 majit

Sveçla pas aksionit në Kaçanik: Muhamed Lika, familja e tij, Policia e Kosovës, populli dhe shteti meritojnë drejtësi

Sot vazhdon seanca konstituive e Kuvendit, në rend dite zgjedhja e kryeparlamentarit

Sallahu pret votimin e Albulena Haxhiut si kryetare Kuvendi, paralajmëron zgjedhje në rast të bllokadës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Pas fitores së Gjestit, Xheneta Fetahu: Shpresoj që të më lënë mua dhe të gjithë familjen time të qetë

“Dje, sot dhe nesër” - Egli poston videon e parë me Gjestin pas daljes nga Big Brother

Skenar i çmendur në Serie A: Ja çfarë ndodhë nëse Interi dhe Napoli përfundojnë sezonin me pikë të barabarta

Schmitt: Shqipëria dhe Kosova po formojnë identitete të veçanta, dallimi kryesor është kultura politike

Si është të jetosh në vendin më të lumtur në botë?

Barcelona po planifikon të shesë dy yje për të financuar blerjen e Gyokeres