Të dhëna shtesë për TDS Kioski që duhet të analizojë Marrëveshjen e Ohrit (Video)
Alsat ka siguruar dokumentacionin me të cilin firma tregtare import-eksport dhe për shërbime, “Kioski” ka konkurruar dhe fituar tenderin për analizën e marrëveshjes së Ohrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në dokumentacion thuhet qartë se firma, e cila ka qenë edhe e vetmja në konkurrimin e tillë, ka vetëm një emër, TDS “KIOSKI”. Por, në një reagim të mëvonshëm nga firma në fjalë, pretendohet se ajo ka një nëndegë të saj me emrin “Advertising”, që merret me shërbime dhe përmes të cilës ka fituar këtë tender për analizimin e Marrëveshjes së Ohrit.
Krahas këtyre pretendimeve, Alsat zbuloi të dhëna në Regjistrin Qendror se kjo nëndegë është miratuar 11 ditë pas marrjes së tenderit nga firma tregtare “Kioski”.
Siç mund të shihet në këtë dokument, në Regjistrin Qendror saktësohet se nëndega për shërbime dhe analiza është miratuar më 2 dhjetor të 2016, ndërsa tenderi ishte fituar në 21 nëntor. Pavarësisht kësaj shkelje, të cilën komisioni tenderues e ka anashkaluar, firma thekson se tenderi është fituar në mënyrë të rregullt, në rrugë elektronike në Byronë për Furnizime Publike.
Sipas firmës tregtare, e cila thotë se ka kryer edhe projekte të ndryshme nga sfera e analizave, studimeve dhe marketingut, të fituara nga institucione të ndryshme, në procedura të rregullta të Byrosë për Furnizime Publike, e njëjta nëndegë qëndron si autore, në kohën kur quhej “Njësia 8”. Alsat kërkoi edhe për këtë nëndegë, por nuk gjeti informacione për analizë të tilla. Mbeten ende shumë pyetje për sqarim, jo vetëm ndaj firmës, ndaj komisionit tenderues, e mbi të gjitha ndaj titullarit të Sekretariatit për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit.
Alsat sërish dërgoi pyetje në Sekretariat, përmes personit të shpallur për kontakt, duke dashur të mësojë se në çfarë mënyre janë përmbushur kushtet për marrjen e tenderit, meqenëse bëhet fjalë për firmë me veprimtari tregtare. Ata u përgjigjën ”Aktiviteti prioritar, shifra kryesore 73.11 – Agjencia për Marketing dhe Shërbime.”
Në pyetjen se cilat janë dëshmitë për analizat e mëhershme nga firma fituese, kusht ky i vendosur në shpalljen për tender, nga Sekretariati janë përgjigjur se firma ka punuar:
Projekte për Ministrinë për Punë e Politikë Sociale – Studim për ndërtimin e shtëpive për të moshuar dhe kopshte për fëmijë.
Për Ministrinë e Ekonomisë – Analizë për turizëm në Republikën e Maqedonisë
Për Ministrinë e Ekonomisë – Përpunim i analizës për turizmin alternativ.
Për Agjencinë për Mbështetje dhe Promovim të Turizmit – Realizim i fushatës “Maqedonia në pëllëmbë”.
Edhe pse sipas kompanisë, këto projekte janë realizuar përmes Byrosë për Furnizime Publike, asnjë projekt nuk rezulton në këtë faqe për llogari të insitucioneve porositëse.
Në rrafshin tjetër mbetet ende e paqartë se sa do të realizojë kërkesat shtesë të tenderit nëndega Adversiting e firmës tregtare Kioski. Në dokumentacion theksohet se në harkun kohor të 60 ditëve, firma, përvec analizës cilësore për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit, duhet të mbajë një konferencë ndërkjombëtare, 6 konferenca rajonale, hulumtim në nivel kombëtar të mendimit public si dhe të ndërtojë një strategji për kanale të reja komunikimi dhe afirmimi të Marrëveshjes së Ohrit.
Të gjitha këto, në bazë të afateve ligjore të tenderit, opinioni publik pret t’i shohë të realizuara deri më 21 janar./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij
Joseph: Kurti ka përgjegjësi të ketë marrëdhënie të hapura dhe të besueshme me SHBA-në
Vendet e Ballkanit, thirrje Uashingtonit për mbështetje përballë rrezikut të Rusisë, Kinës dhe Iranit
Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi
Kompania "Pastrimi" i reagon Komunës së Prishtinës: Vendim për faturat, i paligjshëm - shkel institucionet dhe dëmton qytetarët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?