LAJMI I FUNDIT:

Të dënuarit për terrorizëm mbahen nën vëzhgim

Të dënuarit për terrorizëm mbahen nën vëzhgim

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj, ka hedhur poshtë mundësinë se imamët e dënuar për terrorizëm po shpërndajnë ide radikale brenda burgjeve.

Ai tha se ata janë të disiplinuar dhe po mbahen nën vëzhgim. Zogaj tha se nëpër qendrat korrektuese të Kosovës janë 1600 të burgosur ose rreth 1 për qind e popullsisë rezidente

Deri më tani, nëpër burgjet e Kosovës nuk është vërejtur asnjë shenjë e përhapjes së radikalizmit nga imamët dhe të burgosurit e tjerë që kanë pasur lidhje me grupet ekstremiste islamike.


Kështu deklaroi në intervistën dhënë “Zërit” u.d. i drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj.

Sipas tij, Kosova nuk po rrezikohet nga përhapja e ideve ekstremiste fetare në burgje dhe se të gjithë të dënuarit për terrorizëm janë në vëzhgim të Shërbimit Korrektues.

Ai tha se në Kosovë janë rreth 1600 të burgosur të dënuar për vepra të ndryshme penale, apo marrë në përqindje me popullsinë rezidente i bie se rreth 1 për qind e popullit është brenda grilave.

Krahasuar me vendet e rajonit, Kosova ka më pak të burgosur për kokë banori sesa shtetet fqinje.

Kështu ka deklaruar në një intervistë për “Zërin”, u.d. i drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj.

Ai ka folur edhe për kushtet të cilat janë në burgjet e Kosovës, vështirësitë më të cilat ballafaqohet Shërbimi Korrektues e po ashtu edhe për sigurinë në burgjet e Kosovës, përfshirë edhe kontrabandën. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria merr vendim, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Qeveria merr vendim, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Lajme
​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Lajme
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Vetë-ngrënia e qelizave të dëmtuara - çka është procesi i autofagisë që “ndodh” gjatë agjërimit

Vetë-ngrënia e qelizave të dëmtuara - çka është procesi i autofagisë që “ndodh” gjatë agjërimit

Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

Siguri
Osmani pritet nga Rifat Jashari në Kullën e Jasharajave: Mbesin dritë udhërrëfyese për ne

Osmani pritet nga Rifat Jashari në Kullën e Jasharajave: Mbesin dritë udhërrëfyese për ne

Lajme
Kalo në kategori