Nga: Mustafa Greblleshi
Zotin Sulçebè, doktorin popullor, në mos na pastë ra rasa me e njoft për së afërmi, sigurisht i a kemi ndëgjue zanin në radio.
Sot e kemi fjalën pikërisht për at “doktorin e radios” siç e quen populli nga shkaku i konferencave të shumta dhe të vijueshme që na ka drejtue nga mikrofoni i Radio-Tiranës.
Le t’i a themi pa komplimenta dhe jo për t’i ba qejfin se asht nji ndër mjekët ma popullorë që kemi. Madje popullor mund të jetë kushdo. Edhe nji kryeministër. Modestija – cilsi kjo që s’e kanë të gjithë njerzit – të ban që t’a fitojsh menjiherë popullaritetin dhe, sidomos, kur ke të bajsh me miletin. Doktori, pra, asht energjik, i gatshëm dhe i papërtueshëm me bisedue dhe me këshillue pa u lodh pleqt, plakat, të rijt dhe deri gratë sharllatane.
Nji mbramje po shëtitshim Rrugës Elbasanit. (Doktori vetë asht elbasanas, por ne e preferuem këtë rrugë sepse është ma pak e mbytun në pluhun nga të tjerat; nji lloj pluhni ky që të ngjitet në fëtyrë mu si pudër Made in Albany). Biseda e jonë sillej rreth mjeksisë dhe veprimtarisë shëndetsore në Shqipni. Herë ishim d’akord, herë hasshim në kundërshtime. Zaten muhabeti me “evèt”, “si urdhno”, “ashtu asht efenën” bahet monoton dhe pa kripë fare. Doktori ishte optimist në punën e tij. Tregohej i kënaqun me që lufta mjeksore, këto kohët e fundit, ia ka pre hovin shumë sëmundjeve në Shqipni. Këto bisedime, doktori – simbas zakonit të tij – i ilustronte me ndonji anekdotë të vogël që mue më detyronte të shkrihem gazit. Madje edhe më shërbejshin për subjekte gazete.
Doktori më tha se kur u këthye në Shqipni, vujti shumë deri sa u kuptue nga populli dhe sidomos nga vjehrrat e gjyshet, të cilat meazallah se e lëshojshin foshnjen në thonjt e tij.
– Po sot – e pyeta unë – a i sjellin fëmijët n’Ambulancë?
– Pa dyshim – m’u përgjegj – Nji çikë të sëmuhen dhe me vrap ke doktori.
– Vallahi gëzohem tepër, zoti Doktor. Veprimtarija e juej asht e pamohueshme. Por, populli Shqiptar, do t’ju ishte thellësisht mirnjoftës vetëm atëherë kur të mbërrini me shërue edhe sëmundjet e bestytnisë a të supersticionit. Fjala vjen, t’i a mbushni mendjen nji plake se shërimin e vërtetë e gjemë ke barnat e medicinës e jo ke “vendet e mira”.
– Ohù! Këto gjana bajshin vaki dikur, por jo sot. Të gjithë e kanë vu rè, se edhe katundarët ma të humbun i drejtohen mjekut. Sot, mjekët gëzojnë simpathinë e mbarë popullit.
– Jo të mbarë popullit. Juve, për shembëll, u simpatizojnë – me të drejtë – nji pjesë, por pjesa tjetër – nga injoranca – ju përbuz.
– E pse na përbuz? – më pyeti i mahnitun.
– Sepse ka formue bindje të plotë që ju, “priftërinjt e shkencës” s’e keni për gja të madhe me lëshue pashaporta për në botën tjetër.
Na e prenë bisedën të klithunat e nji grueje kambë-zbathun që i kërcnohej të birit kah e shifte tue u kacafyt në pluhun me moshatarët e tij:
– Cen-o mè të shpëlaftë mortja! Hajde mrè të raftë ’i çikrri! Të shtjeftë nona m’dhèt jarebi! T’çofsha ke daktorr Hamdiu, a Zot-o!
Ceni i vogël iku me të katra tue lanë mbrapa nji rè të dendun pluhuni.
Doktori uli kokën. Unë i u afrova grues dhe, miqsisht, e pyeta:
– Të lutem moj zonjë, kush asht ky doktor Hamdiu?
– Ai me mò qi rri m’Ambëloncët, ’ne qi i ço kalamojt ke Vorri Bomit!
– Tamam. Po sikur – larg qoftë – t’a zajnë ethet Cenin t’and, ku kishe për t’a çue tina? – e pyeta un pak me droje.
– Aqena ku i çojn gjith dinjoja: ke Ishja mirë. (Ishja mirë, asht nji plakë e cila i shëron të vegjlit me frymë!. Nga shkaku që ka frymën të mirë, asht mbiquejt e mirë).
– Mos u dëshpro – i thash doktorit – Të paktën je popullor. Të njofin deri gratë analfabete.
– More dëshprohem vetëm nga se ndodhem me ty.
– Po pse ke kaq frikë nga unë?
– Sepse më nxjerrë në gazetë.
– Jo xhanëm. Sa bisedojmë neve, nuk publikohen të gjitha.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

Ryshfet dhe mashtrim: Shpëtimi i 1,200 hebrenjve nga Oskar Schindler gjatë Luftës së Dytë Botërore

BREGU I LUMIT

E kaltra e rrallë e shpikur nga Qytetërimi Maja

Karakteret letrare në novelat e Migjenit

Rrëfimi për Tiranën e vjetër

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët