20 marsi është Dita Botërore e Lumturisë. Sipas raportimeve vjetore të OKB-së, vendet ku njerëzit jetojnë më të lumtur, janë: Finlanda, Norvegjia, Danimarka, Islanda dhe Zvicra. Gjermania ndodhet në vendin 15 të listës së gjatë të 159 shteteve në botë, që mbyllet me vendet si: Tanzania, Jemeni dhe Sudani Jugor. Edhe migrantët ndjehen më të lumtur në Finlandë dhe në vendet e tjera skandinave, sesa në Gjermani, në Francë apo në Itali. Se a është dikush i kënaqur me jetën e tij apo jo, kjo nuk mund të përcaktohet lehtë, thonë studiuesit e lumturisë. E përgjithshmja është kur plotësohen kushtet për një jetë të mirë.
Të kesh, të duash dhe të jesh janë tri kushtet bazë për të qenë i lumtur, shpjegojnë shkencëtarët. Por, si mund të matet niveli i lumturisë? A ka një opinion publik global? Fakt është që qëndrimet e njerëzve në mbarë botën po përafrohen gjithnjë e më shumë. Kjo mbështetet nga një sondazh i fundit në Gjermani. Pyetjes se cilat janë gjërat më të rëndësishme në jetë, shumica e njerëzve përgjigjem me “shëndeti” dhe “familja”.
Por, a të bën më të lumtur migrimi?
Personalisht i takoj brezit që fatin e jetës e kërkon aty ku ndihet më i/e lumtur. “E keqja e botës nuk ndalet në qytetin dhe në farefisninë tonë“, thotë një shkrimtar. Pra, bota e përsosur amtare është një ëndërr. Një utopi. Në nivel personal ekzistencial, kjo gjithmonë e ka shoqëruar njerëzimin. Për disa kjo ëndërr mund të jetë fatsjellëse. Për të tjerët krijon presion. Në një mjedis familjar kjo ëndërr shpesh shndërrohet në fakt, por shpeshherë nuk është asgjë më shumë se gënjeshtër. Në fund të fundit, është rastësi se ku ndeshesh me të keqen e botës: në qytetin tënd ose në një të huaj. Për mua janë njerëzit që e përbëjnë shtëpinë dhe vatrën time. Ata mund të jetojnë në vendlindjen time ose larg saj. Unë jam gjithmonë e lumtur kur i takoj ata, kudo ku jetojnë.
Migrimi mund të jetë masë profilaktike për shëndetin. Kjo varet nga motivet për të emigruar dhe nga rrethanat nga të cilat njerëzit imigrojnë. Për shumë njerëz migrimi është hap që ndërmerret për të shpëtuar jetën, dhe kjo natyrisht që i bënë ata të lumtur. Për shumicën, jeta në Gjermani (meqë jetoj këtu) është më e mirë se në vendet e origjinës. Njerëzit me prejardhje nga vendet tjera janë mjaft të kënaqur me jetesën në Gjermani. Gjendja e tyre nuk është aspak më e keqe krahasuar me mesataren e popullsisë. Sipas një hulumtimi, veçanërisht të kënaqur janë ata që e zotërojnë mirë gjuhën gjermane. Madje, ata janë zakonisht më të kënaqur se mesatarja. Përveç kësaj, 49 për qind të migrantëve e konsiderojnë situatën e tyre ekonomike si të mirë apo shumë të mirë, ndërsa tek gjermanët vetëm 45 për qind prej tyre mendojnë kështu.
Brezi i parë që ka emigruar vjen zakonisht nga vendet e varfra, me kushte të këqija jetese. Kur ata shkonin në Gjermani e dinin se po iu përmirësohet standardi i jetesës. Kjo shprehej me një kënaqësi më të madhe ndaj jetës, pavarësisht nga çështja se sa ishin të integruar. Gjenerata e dytë e migrantëve që ka lindur në Gjermani, nuk krahasohet thuajse fare me kushtet e jetesës së vendlindjes së prindërve të tyre. Ata fokusohen më shumë në pozicionin e tyre në shoqërinë gjermane. Dhe, kjo është arsyeja se pse në hulumtime shpeshherë ka rezultate befasuese: gjenerata e dytë, edhe pse e integruar më mirë, është më pak e kënaqur me jetesën në krahasim me prindërit e tyre. Shumë të tjerë e lidhin veten me fatin e atdheut që kanë lënë pas, ashtu sikurse 100 e ca vjet më parë kur i madhi Faik Konica shkruante: “Përgjegjësia jonë ndaj vendit është e pamohueshme: do vuajmë me vuajtjet e Shqipërisë, do gëzojmë me gëzimet e saj“.
Shumë migrantë në Gjermani kanë përparësi sa i përket të qënit të kënaqur dhe kjo nuk ka të bëjë me edukimin apo me karrierën. Sidomos tek familjet nga Evropa Juglindore, familja dhe përkrahja familjare janë shumë të rëndësishme. Kjo ka rol të madh dhe pozitiv tek shumë migrantë, bëjnë të ditur studiuesit. Por, sado mirë të jetë realizuar një studim, ai nuk mund të tregojë se sa i lumtur është individi me jetën e tij. Në fund të fundit, lumturia duhet kuptuar jo si një destinacion, por si një proces që nuk mbaron kurrë; është si një rrugë që nuk i dihet fundi, por që duhet të shijohet ecja. Ndaj, është mirë të zgjedhësh rrugën më të gjatë, sepse të shkurtrat zgjasin pak… shumë pak!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kompletohen çiftet e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, secila ndeshja më e zjarrtë se tjetra

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

"Rrenë qoftë" - bëhet viral reagimi i Gjestit kur mendon se ish-partneri i Eglit, Olsi Bylyku po hynte në shtëpinë e BBVA si banor në natën e parë

Kina raporton se ka zbuluar një coronavirus të ri

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës