Tetëmbëdhjetë muaj pas miratimit të Ligjit për Trepçën, Qeveria e Kosovës ka arritur të emërojë gjashtë nga nëntë anëtarët e Bordit Mbikëqyrës të këtij kombinati, kurse tre të tjerë nga komuniteti serb pritet të zgjidhen pas rishpalljes së konkursit.
Krijimi i Bordit thuhet se do t’i hapë rrugë zhvillimit të kësaj ndërmarrjeje shumë të rëndësishme.
Në bazë të këtij ligji, pronësia e kompleksit Trepça do të bartet nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) te Qeveria e Kosovës, si aksionare kryesore me 80 për qind, kurse 20 për qind do jenë aksione të punëtorëve.
Por, pavarësisht asaj që parasheh Ligji i miratuar dhe vendimeve të fundit të Qeverisë për emërimin e Bordit, ekspertë të çështjeve ekonomike e konsiderojnë si mision të vështirë funksionalizimin e kombinatit metalurgjik Trepça, marrë parasysh, siç thuhet, degradimin që i është bërë këtij kombinati gjatë viteve të pasluftës.
Berim Ramosaj, profesor në Universitetin e Prishtinës, tha se në aspektin procedural po përmbushen kushtet, por në aspektin e funksionalizimit të kombinatit, ai nuk beson shumë.
Ai thotë se për të vazhduar Trepça aktivitetin e mirëfilltë ekonomik, nevojiten mjete financiare.
“Pa marrë parasysh pronësinë, se a do të mbetet publike apo një pjesë private, prapëseprapë ajo kërkon injeksion të fuqishëm financiar në kuptimin e krijimit të kushteve për funksionalizimin e Trepçës”, thotë Ramosaj.
I njohur si gjiganti metalurgjik Trepça, ai është i ndarë në dy pjesë: në veriun e dominuar nga serbët, ku edhe ka një menaxhment serb, dhe në jug me minatorët shqiptarë, që punojnë nën menaxhmentin e autoriteteve të Kosovës.
Për 18 vjet të pasluftës, ky kombinat nuk ka arritur të rimëkëmbet.
Nga rreth 600 mijë tonë xehe në vit sa prodhonte miniera në vitet 1945 deri në periudhën e para vitit 1990, sot nga aty nxirren jo më shumë se 150 mijë tonë xehe.
Edhe kapacitetet humane janë zvogëluar përgjatë viteve, duke u reduktuar në më pak se 1,000 punëtorë nga më shumë se 20,000, sa ishin të punësuar në këtë kombinat dikur.
Shyqyri Sadiku, kryetar i Sindikatës së Trepçës, njëherësh i emëruar si anëtar i Bordit, tregon për Radion Evropa e Lirë se gjendja nuk është e mirë në kombinat dhe se prodhimi, sipas tij, ka rënë në 20 përqind sa ka qenë në vitet e para 90-ve.
Ai shpreson se qeveria si aksionare kryesore e Trepçës do të gjejë mundësi dhe forma për investime.
“Pa investime nuk mund të kemi një perspektivë ose një zhvillim të Trepçës. Ne presim përkrahje nga qeveria, të na mundësojë tërheqjen e ndonjë kredie të butë, por garantuese të jetë Qeveria e Kosovës”, thekson Sadiku.
Edhe Ibrahim Rexhepi, këshilltar i lartë politik i ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, tha se investimet për rimëkëmbjen e Trepçës janë të domosdoshme. Por, siç thotë ai, nuk dihet se nga do të jetë burimi i financimit të investimeve.
“Nuk do të thotë se qind për qind duhet të jetë buxheti i shtetit, meqenëse do të krijonte një barrë, një ngarkesë të re. Por, Trepça duhet të hapet edhe për kapitalin privat, edhe për forma tjera, qoftë edhe kreditime të mundshme nga bankat apo kompanitë që janë të interesuara për investime”, ka thënë Rexhepi.
Kombinati Trepça llogaritej si një prej ndërmarrjeve më të mëdha jo vetëm në Kosovë, por edhe në ish-Jugosllavi.
Trepça sot, brenda Kosovës, përbëhet prej 41 njësive të ndryshme, që grupohen kryesisht në tri komplekse të mëdha: në miniera me flotacione, në parkun industrial në Mitrovicë dhe në kompleksin e shkritoreve.
Kurse, 17 objekte afariste gjenden në republikat e ish-Jugosllavisë, 11 asete të këtij gjiganti gjenden në Serbi, 3 në Bosnje e Hercegovinë dhe 3 në Kroaci.
Por, menaxhimi i tyre deri më tash ka qenë i pamundur, për arsye se Beogradi zyrtar nuk e njeh autoritetin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Kurti: Investimi në KEK synon të rrisë kapacitetin e prodhimit, mbi 137 milionë euro për modernizimin e Njësisë A3
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova