LAJMI I FUNDIT:

Të ardhurat nga doganat në Maqedoni shënojnë rritje

Të ardhurat nga doganat në Maqedoni shënojnë rritje

Drejtoria e Doganave të Maqedonisë bën të ditur se ka realizuar 36.8 milionë denarë të ardhura në gjysmën e parë të vitit 2017.

Kjo paraqet një rritje prej 8.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016, respektivisht 5.7% më shumë se planifikimi për këtë vit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

22.05 miliard denarë janë mbledhur nga TVSH-ja, 2.5 miliardë denarë janë mbledhur nga zhdoganimi, 11.9 miliardë denarë janë mbledhur nga akcizat, nga kompenzimet tjera janë mbledhur 307.7 milionë denarë.


Duke mbajtur këtë prirje të rritjes së të ardhurave, Dogana pret që të plotësohet, madje të tejkalohet, plani për mbledhje të ardhurash për këtë vit./Telegrafi/