Avokatët e Bajram Pajazitit dhe Bajram Azemit, dy zyrtarëve të Ministrisë së Punës e Mirëqenies Sociale që akuzohen për shpërdorim detyre, në seancën e sotme kundërshtuan aktakuzën ndaj të mbrojturve të tyre.
Valon Hasani, avokati i Bajram Azemit që akuzohet si kryesues i Divizionit për Familjet e Dëshmorëve në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, tha se i mbrojturi i tij e kreu detyrën duke u bazuar në ligj.
“Kjo çështje ka të bëjë me pensionin e Rexhep Haxhës në Departamentin për Familje të Dëshmorëve-Invalidëve të Luftës. Në këtë kohë ka qenë në fuqi ende ligji 02L-2 i cili ka rregulluar këtë materie dhe ka paraparë që cilët persona kanë të drejtë në këtë pension dhe ky ligj është ende në fuqi. Për ta fituar këta status, është dashur që aplikuesi të jetë në posedim të një dokumenti të lëshuar nga TMK-ja dhe kur ka aplikuar Rexhep Haxha për këtë pension nuk ka pasur TMK”, tha avokati Hasani.
Prokuroria pretendon se Bajram Azemi në vitin 2009 nxori një vendim me të cilin Rexhep Haxhës ia njohu të drejtën e pensionit të familjes së dëshmorit për djalin e tij Bahri Haxha që sipas prokurorisë ishte viktimë civile e luftës.
Ligji për Statusin dhe të Drejtat e Dëshmorëve… parashikon që për t’ia njohur një familjeje statusin e pensionit të dëshmorit, duhet të ketë një dokument të lëshuar nga Trupat Mbrojtëse të Kosovës, formacioni kosovar që u shpërbë në janar të vitit 2009, duke hapur rrugën për krijimin e FSK-së.
Avokati Hasani tha se të akuzuarit Bajram Azemi e Bajram Pajaziti e kanë vërtetuar me dokumente tjera se Rexhep Haxhës duhet t’i takojë pensioni i familjes së dëshmorit.
“Në mungesë të TMK-së këta dy te pandehur kanë bërë interpretimin e kësaj dispoziteje ligjore në atë mënyrë që me dokumente tjera qe janë parashtru nga aplikuesi është vërtetuar se ka të drejtë në këtë pension dhe asnjëri nga këta të pandehur kurrë se kanë njohur Rexhep Haxhën dhe s’kanë pasur ndonjë kontakt me të”, tha Hasani.
Avokati Hasani më tutje në seancë tha se çdo interpretim i gabuar i ligjit nuk paraqet vepër penale.
“Duhet ta kemi te qartë se jo çdo interpretim i gabuar i ligjit paraqet vepër penale, andaj në mungese të provave dhe indikacionit se ky interpretim është bërë qëllimisht që të dëmtohet buxheti apo të përfitojë aplikuesi, atëherë në mungesë të elementit subjektiv gjegjësisht dashjes, gjykata duhet të konstatojë se nuk ka dyshim të bazuar dhe të refuzojë akuzën”, tha Hasani.
Prokuroria akuzon Bajram Azemin e Bajram Pajazitin se duke i dhënë pension të familjes së dëshmorit Rexhep Haxhës e dëmtuan buxhetin e shtetit në vlerën e 13 mijë e 900 eurove.
Aktakuzën përveç avokatit Valon Hasani, e kundërshtoi edhe Bejtush isufi që në këtë proces mbron Bajram Pajazitin.
Bajram Pajaziti që akuzohet në cilësinë e drejtorit të Departamentit të Familjeve të Dëshmorëve në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, është vëllai i dëshmorit Zahir Pajaziti.
Para se avokatët të paraqisnin kundërshtimet, gjyqtari Shasivar Hoti tha se ka pranuar një kërkesë për mbyllje të seancës nga mbrojtja, por të cilën e kundërshtoi prokurorja Dulina Hamiti dhe kjo u refuzua nga Hoti.
Bajram Azemi e Bajram Pajaziti në nëntor të vitit të kaluar u deklaruan të pafajshëm. /KALLXO.com/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!