“TDS Kiosk” i anulohet tenderi për analizën e Marrëveshjes së Ohrit (Video)

Sekretariati për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit prish kontratën me firmën “Kioski” duke anuluar kështu edhe gjithë tenderin për analizën e Marrëveshjes së Ohrit. Në një komunikatë me shkrim, theksohet se vetë kompania kontraktuese ka kërkuar prishjen e kontratës për shkak se nuk mundet të realizojë në kohë aktivitetet e parashikuara në kontratë.
“Sekretariati për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit ka shqyrtuar kërkesën e kompanisë dhe ka marrë vendim që të prishë kontratën me kompaninë fituese. Sekretariati për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit synon që analiza, si një studim me rëndësi për përmbushjen e Marrëveshjes së Ohrit, të meritojë pjesëmarrje më të gjerë kompanish, përvojë më të thellë, në mënyrë që rezultati i saj të përbëjë një dokument me peshë dhe të detajuar, si udhërrëfyes për institucionet e tjera në përpjekjet e tyre për përmbushjen e marrëveshjes”, thuhet në reagimin e Sekretariatit.
Alsat-M raportoi për ditë me radhë duke theksuar se TDS “Kioski”, një firmë tregtare dhe jo institucion relevant për analiza politike, ishte i vetmi pjesëmarrjes në tender. Po ashtu, nëndega e saj e marketingut “Advertising”, me të cilën pretendohet se mund të bëhen analiza, ishte miratuar në Regjistrin Qendror 11 ditë pas fitimit të tenderit. Mes shumë vërejtjeve ishte edhe fakti se gjatë kësaj kohe, firma duhet të organizonte 6 konferenca rajonale, një ndërkombëtare, një analizë të mendimit politik etj., nga të cilat asnjë nuk është organizuar, realizuar apo dëshmuar si e tillë. Pas këtyre çështjeve të ngritura nga ALSAT, zëvendëskryeministri Festim Halili vendosi që të angazhonte ekspertë të jashtëm për rishikimin e procedurave tenderuese dhe kapaciteteve reale të firmës për finalizimin në kohë të tenderit. Gjatë ditës, edhe firma doli me qëndrim, duke thënë se shqyrtimet dhe kontrollet e kishin penguar më shumë punën e saj për realizimin në kohë të studimit.
“Sekretariati për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, dje dhe sot ka ndërmarrë disa aktivitete ku kërkojnë informata shtesë, duke neglizhuar punën tonë. Shqyrtimet dhe kontrollet e procedurës tenderuese dhe dokumentet që kërkohen nga kompania jonë e kanë rënduar dukshëm punën. Paralajmërimet për vazhdimin e kontrolleve do të pamundësojnë krejtësisht punën tonë”, deklaroi pronari i firmës Rrahim Shaqiri.
Sipas kontratës, firma duhet ta përfundonte të gjithë aktivitetin e saj për përgatitjen e analizës, si dhe konferencave dhe angazhimeve të tjera shkencore, deri më 21 janar pas 10 ditësh.
https://www.youtube.com/watch?v=zMhCDJorQw4
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

"Mezi u çova, nuk kam fuqi" - fjalët dhe momentet e fundit të Eglit në shtëpi, dukej në gjendje jo të mirë dhe pa energji

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës