Taylor Swift dhe i fejuari i saj, ylli i NFL-së Travis Kelce, janë gati të shënojnë një kapitull të ri në jetën e tyre dhe jo vetëm në dashuri.

Vetëm pak ditë pas shpalljes së fejesës, 35-vjeçari i Kansas City Chiefs raportohet se është në bisedime për një serial televiziv me producentin e “Curb Your Enthusiasm”, Jeff Shaffer.


Travis pritet të luajë veten në një format komedie të ngjashëm me hitin e Larry David, duke bërë hapin e parë serioz në aktrim, shkruan DailyMail.

101693885 15050187 Travis Kelce 35 is getting ready to kick off his 13th season wit a 13 1756607090556

Ky projekt vjen pas rolit të tij cameo në “Happy Gilmore 2”, si dhe pas suksesit të madh të podkastit “New Heights”, që nënshkroi një marrëveshje 100 milionë dollarëshe (afërsisht 92 milionë euro) me Amazon.

Kelce ka ndërtuar tashmë një portofol të pasur në botën e reklamave dhe modës, ndërsa së shpejti do të shfaqet edhe në filmin aksion-komedi “Loose Cannons” të Lionsgate.

101693853 15050187 Kelce is reportedly in talks for his own TV series Travis has be a 14 1756607090673

Sa i përket lidhjes me Taylor, Travis e sheh si një balancë të përsosur: “Unë jam një fans i muzikës dhe artit dhe është e pabesueshme që mund ta përjetoj këtë nga afër. Kam të njëjtën ndjesi sa herë që ajo vjen në ndeshjet e mia”, është shprehur ai.

Me fejesën që ka bërë bujë në mbarë botën dhe planet e reja televizive, duket se viti 2025 do të jetë një vit i artë për çiftin më të komentuar të momentit. /Telegrafi/

101693825 15050187  I get to be the plus one he said I get to go and be that fan An a 16 1756607091104