Imazhi i tryezës gjigante ovale ku Vladimir Putin dhe Emmanuel Macron u ulën në një distancë të madhe gjatë një takimi të tensionuar për Ukrainën ka bërë xhiron e botës.
Sidoqoftë, kjo tavolinë është krenaria e një biznesi të vogël familjar, në veri të Italisë, që pretendon autorësinë.
“Një tryezë është një vend ku ne hamë, argëtohemi ose luajmë, por edhe ku vendosim për luftëra ose nënshkruajmë armëpushime. Shpresoj që tryeza jonë të sjellë fat dhe të mos çojë në një luftë”, tha Renato Pologna, shefi ekzekutiv i grupi italian i mobilieve, OAK, në një intervistë për AFP.
Mobilja e bardhë me llak, e zbukuruar me fletë ari, gjashtë metra e gjatë, ka bërë që përdorues të panumërt të internetit të fantazojnë në rrjetet sociale, duke e kthyer atë në një tavolinë pingpongu, në pistë kërcimi në akull apo edhe afreskun e Leonardo Da Vinçit, “Darka e Fundit”.
“Kjo tavolinë unike u bë me porosi dhe u dorëzua në Kremlin në vitin 1995 dhe ishte pjesë e porosisë më të madhe në përmasa që kemi pasur ndonjëherë”, thotë Pologna, transmeton KosovaPress.
Çmimi i saj
“Ah, ekzistonte lireta në atë kohë, një tavolinë si kjo do të kushtonte rreth 100 mijë euro sot dhe porosia totale më shumë se 20 milionë euro”, thekson ai.
Certifikata e Boris Yeltsinit
I qetë, me një mjekër të vogël të thinjur dhe duke qëndruar pas tavolinës në fabrikën e tij në Kantu, afër liqenit të Komos, Renato Pologna ekspozon dëshmitë: një foto e tryezës e riprodhuar në një libër mbi Kremlinin që daton nga viti 1999, një certifikatë me kornizë të nënshkruar më 22 nëntor 1996 nga presidenti rus i asaj kohe, Boris Yeltsin, dhe mbi të gjitha, skicat e detajuara të objektit që është kthyer në kult.
“Jam 100 për qind i sigurt për këtë që po them”, siguron italiani 63-vjeçar duke komentuar fjalët e një spanjolli, Vicente Zaragoza, i cili pretendon se këtë tavolinë e ka shitur ai në Kremlin, por rreth vitit 2005.
“Është një tavolinë ahu nga Alpet”, deklaroi për radion spanjolle ”Cope” ky banor i Alkaserit, pranë Valencias, i cili pretendon se e ka njohur veprën e tij duke e parë në televizion, por megjithatë nuk ka prova.
“Imagjinoj që, pasi në Spanjë thonë se kanë bërë një tavolinë identike me tonën, kanë bërë një kopje, por nuk e di”, shton Renato Pologna, i shqetësuar për të shmangur çdo polemikë.
Pas Emmanuel Macron, ishte kancelari gjerman Olaf Scholz, që refuzoi, ashtu si presidenti francez, t’i nënshtrohej një testi rus antiCovid-19 me mbërritjen e tij në Moskë, të martën.
Në pritje të George Clooney
Kjo vepër, e cila ndodhet në dhomën e pritjes për mysafirët e huaj, është vetëm një pjesë e vogël e punës së kryer nga OAK në një nga godinat e Kremlinit.
Sipas Polognas, bëhej fjalë për mobilimin dhe dekorimin e afërsisht 7.000 metra katrore në dy kate.
“Dizajni dhe cilësia e mjeshtërisë së lartë italiane janë shumë të njohura”, tha ai duke shpjeguar se kompania e tij furnizonte Kremlinin me mobilie, dysheme, punime druri dhe mermere.
Suksesi i tavolinës ovale, imazhi i së cilës është bërë virale, i ka dhënë idenë që ta rikthejë në prodhim.
Ndër klientët e kësaj kompanie të themeluar në mesin e viteve 1950 nga babai i zotit Pologna dhe që ka rreth 50 punonjës janë sheikë dhe familje mbretërore nga vendet e Lindjes së Mesme, ish-diktatori Muammar Gaddafi dhe ai irakian, Saddam Hussein.
Mes tyre është edhe George Clooney, i cili kalon të paktën një muaj në vit në Komo, por që ende nuk ka trokitur në derën e kompanisë italiane të mobilieve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSi të pastroni lavatriçen? Truku në TikTok merr qindra mijëra shikime
Eksperti i filozofisë thotë se tipari i personalitetit mund të tregojë nëse je inteligjent apo jo
Si të zbuloni nëse historia juaj e dashurisë është në fund
Çfarë thotë sot horoskopi për ju?
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Demi
Karakteristikat që e bëjnë një grua të shenjës së Ujorit super të veçantë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?