Deri para disa muajve, rrallëherë e kemi parë teksa ndanë me fansat momente private.

Por, kur dashurohesh thonë gjithçka ndryshon dhe këtë e dëshmojnë edhe mesazhet e fundit në rrjetet sociale.


Tashmë, Taulant Xhakën mund të shihet plotësisht i dorëzuar ndaj përkëdheljeve të së dashurës, Arbnorës.

21041528 275925359573306 6241338026622976000 n

Kjo e fundit ka ndarë çaste intime me futbollistin e kombëtares shqiptare në llogarinë personale në Instagram.

Taulanti nuk bën gjë tjetër po sheh kamerën pa e fshehur dot kënaqësinë e këtij çasti.

Ndryshe, çifti nuk ka bërë me dije nëse do t'i shohim së shpejti para altarit të martesës. /Telegrafi/

tau