LAJMI I FUNDIT:

Taulant Xhaka merr dënim të rëndë nga Federata pasi goditi kundërshtarin me kokë

Taulant Xhaka merr dënim të rëndë nga Federata pasi goditi kundërshtarin me kokë

Taulant Xhaka është dënuar rëndë nga Federata e Futbollit të Zvicrës.

Mesfushori shqiptar e kishte goditur me kokë në gjoks futbollistin kundërshtar në sfidën Basel – Zurich që përfundoi 0-2 në të mirë të mysafirëve.


Xhaka u ndëshkua me karton të kuq direkt nga gjyqtari kryesor, por ai ka marrë edhe një dënim të rëndë nga FFS.

32-vjeçari është dënuar me tetë ndeshje moslojë nga Federata zvicerane e Futbollit, derisa sezoni për të është i mbyllur pasi deri në fund kanë mbetur edhe katër ndeshje.

E goditi kundërshtarin dhe u përjashtua me të kuq, Xhaka kërkon falje për gjestin e bërë
Lexo po ashtu E goditi kundërshtarin dhe u përjashtua me të kuq, Xhaka kërkon falje për gjestin e bërë

Dënimi i tij do të vazhdohet edhe sezonin e ri, ku Xhaka nuk do të luaj në katër sfidat e para.

Kujtojmë që Xhaka kërkoi falje në llogarinë e tij në Instagram për gjestin e bërë, por kjo nuk i bëri përshtypje Federatës që tregoi dorë të hekurt në vendimin e marrë. /Telegrafi/